• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmi i agjentëve të BKH nga njerëzit e Kapllanajt, detaje: Nisi me fyerje e përfundoi në përleshje

by A R
16/04/2025 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me incidentin e djeshëm, ku njerëzit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt dhe efektivëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka pasur një përplasje fizike, janë zbardhur disa detaje të reja.

Gazetarja Glidona Daci, raporton se konflikti fillimisht nisi nga fjalë fyese, e më pas përfundoi në përplasjet fizike mes palëve.

Sipas të shoqëruarve të Kapllanit, agjentët e operacionaljes nuk janë vetëidentifikuar, e as nuk kanë pasur logo dalluese. Ata deklaruar se agjentët u janë dukur si njerëz të dyshimtë, ndaj dhe ka nisur përplasja mes tyre.

Duhet cilësuar se agjentët e operacionales dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk kanë logo dalluese kur zbarkojnë në terren, si një mundësi kjo për të kryer hetime e për të marrë informacion në kohë reale, pa u penguar nga uniforma e tyre.

Ende nuk dihet arsyeja përse efektivët kishin zbarkuar në terren, por bëhet me dije se ata ishin nën hetimin e një çështjeje. Gazetarja Daci shprehet se që prej datës 11 Prill, agjentët kanë zbarkuar në terren në zona ku ata mendohet se mund të konsumohen vepra penale, qofshin ato krime zgjedhore, apo vepra të tjera kriminale.

“Deri në këto momente SPAK nuk ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar situatën, ndërkohë që nga ana tjetër duhet theksuar, që të paktën sipas asaj çfare kemi mundur të mësojmë nëpërmjet burimeve, e nisur nga deklaratat publike të Altin Dumanit, që prej 11 Prillit, ditës kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, agjentë të BKH kanë zbarkuar në terren. Përgjithësisht në qarqe problematike, por gjithashtu edhe në zona ku ata knsiderojnë që janë të nxehta dhe mund të konsumohen elemente të veprave penale, të cilat janë atribut i Prokurorisë së Posaçme, por gjithashtu edhe Prokurorive me Juridiksion të Përgjithshëm.
Gjatë ditës së djeshme, SPAK, të paktën nga ato që kemi mundur të mësojmë në rrugë jozyrtare, ka qenë nën vëzhgim të një çështjeje që Prokuroria e Posaçme ka dyshime se po konsumohen element të veprës penale. Por nuk e pranon nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore apo kemi të bëjëm me rast të ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat mund të jenë duke u hetuar nga SPAK.
Gjatë ditës së djeshme, edhe nga informacionet zyrtare që slli Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, SPAK, agjentë të BKH dhe operacionales kanë qenë në terren për në çështje hetimore, të cilët ata ishin duke e ndjekur. Ka nisur nga një debat me fjalë nga njerëzit e Agron Kapllanajt, ka përfunduar më pas e në përplasjet fizike. Fillimisht agjentët e BKH dhe operacionales nuk janë vetëidentikuar, për qytetarët të cilët kanë ndaluar, sepse edhe ata të cilët do të zbresin në terren për të hetuar krimet zgjedhore nuk do të identifikohen apo me logo e sinjale dalluese, në mënyrë që të kenë mundësi për të kryer metoda pro-aktive, speciale të hetimet.”
, raportoi gazetarja.

Policia njoftoi ditën e djeshme sakaq se efektivët janë goditur për shkak të detyrës.

“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia.

Ndërkohë burime për gazetaren Anila Sefa thanë se dyshohet se shkaku i incidentit ka qenë një vend parkimi që ka degjeneruar më pas në një sherr me grushta.

Next Post
Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
Ju vidhni

Ju vidhni

December 26, 2025
Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

December 26, 2025
Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com