Avokatët e të dyshuarit kryesor për sulmet terroriste të vitit të shkuar në Paris thanë se nuk do ta mbrojnë më atë. Salah Abdeslam do të përdorë të drejtën për të heshtur, diçka që u konfirmua edhe nga avokati i tij Frank Berton.
“E thamë që në fillim se nëse klienti ynë do të qëndronte në hestje ne do ta braktisnim mbrojtjen e tij” u shpreh Berton. Në sulmet e 13 nëntorit në Paris humbën jetën rreth 130 persona.
Ndërsa Abdeslam i vetmi terroristi që mbeti gjallë nga sulmi u arrestua në mars të këtij viti në Bruksel. Edhe pas ekstradimit në Francë , 27 vjecari ka heshtur. Deri më tani dyshohet se Abdeslam ka luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe realizimin e sulmeve.
Sipas mediave franceze, mbrojtja për të duket e vështirë pasi asnjë avokat nuk mund të punojë me një të akuzuar që nuk pranon të flasë.
ma.me










