Arrestohet një tjetër bashkëpunëtor i terroristëve që organizuan sulmet në Paris.
Policia franceze arrestoi një shtetas i cili dyshohet se ka ndihmuar për t’i shpëtuar autoriteteve organizatorin kryesor të sulmeve, Abdelhamid Abaud. Konfirmimi për lajmin ëhstë bërë nga burime zyrtare, të cilave iu referohet Asociated Press.
Personi i arrestuar është një 25-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Ai ka bashkëpunuar me Xhavid Bendaud, i cili është i vetmi i akuzuar për sulmet në Paris. Sakaq, Bendaud para arrestimit ka pranuar se ka siguruar strehimin për Abaud, por ka mohuar se ka ditur se kjo ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit. Ai ka thënë se këtë për Abaudin e ka bërë si “shërbim”.
Ndërkohë, Abaud, një e afërme e tij dhe një mashkull i paidentifikuar janë vrarë në aksionin e Policisë që ka hyrë në banesën e Bendaudit më 18 nëntor.