• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmet ruse në Ukrainë, pesë të plagosur

by E B
10/05/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dron rus goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, thanë autoritetet, duke plagosur të paktën pesë persona dhe duke sfiduar armëpushimin treditor të shpallur për kremtimet e Ditës së Fitores.

Sulmi ndaj ndërtesës në Harkiv ndodhi vonë më 9 maj, disa orë pas përfundimit të paradës vjetore të Rusisë në Sheshin e Kuq.

Ngjarja, e cila ishte dukshëm më e kufizuar krahasuar me vitet e kaluara, u zhvillua mes kërcënimeve të tërthorta nga Ukraina për ta penguar atë dhe kërcënimeve të hapura e të zemëruara nga Moska për hakmarrje ndaj Kievit.

Presidenti i Ukrainës publikoi një deklaratë tallëse para ngjarjes, duke thënë se ai po autorizonte mbajtjen e paradës së Kremlinit.

Autoritetet ukrainase thanë se dhjetera dronë rusë u vërejtën mbi Ukrainë gjatë natës.

Zyrtarët rusë, ndërkaq, raportuan për gati 100 dronë ukrainas mbi rajonin e Kurskut, që kufizohet me Ukrainën. Aleksandr Hinshtejn, guvernatori rajonal, tha se nuk ishte raportuar për të lënduar.

Në Belgorod, një rajon tjetër që kufizohet me Ukrainën, të paktën tetë persona u raportuan të plagosur nga sulmet me dronë ukrainas, sipas guvernatorit rajonal Vjaçesllav Gladkov.

Armëpushimi është paraparë zyrtarisht të përfundojë më 11 maj. Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Juri Ushakov, u tha gazetarëve se nuk ka diskutime në vazhdim për ta zgjatur armëpushimin.

Po ashtu, tha Ushakov, nuk ka plane për rifillimin e bisedimeve të paqes, të cilat Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë përpara.

Duke folur gjithashtu para gazetarëve më 9 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se mendon që lufta në Ukrainë po i afrohet fundit dhe sinjalizoi se dëshiron të negociojë marrëveshje të reja sigurie për Evropën.

Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës së plotë, tashmë në vitin e saj të pestë, kanë ngecur pjesërisht për shkak të kërkesave të ashpra të Rusisë, të cilat përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga territoret në rajonin lindor të Donbasit që ato ende i kontrollojnë./rel

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

Habia është pse habiteni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com