• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet për dëshmorët në bulevard, Braçe: Heronjtë nuk i shpalli qeveria, por lufta

by A R
12/11/2019 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe është përfshirë ashpër në debatin për fotografitë e heronjve të popullit të vendosura në Bulevardin e Dëshmorëve në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit. Ka pasur disa zëra të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, duke e konsideruar atë si nostalgjike të periudhës socialiste në Shqipëri dhe duke sulmuar dëshmorët e kombit. Argumentet e tyre ishin se me anë të fotove të tyre, është duke u promovuar periudha diktatoriale që Shqipëria ka kaluar, duke iu referuar sistemit totalitar 45-vjeçar të Enver Hoxhës.

Por një zë aktiv në përgjigje të tyre ka qenë Braçe, i cili ka shpjeguar se fotot e dëshmorëve nuk kanë lidhje me diktaturën e aplikuar pas Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ditën e djeshme zëvendëskryeministri, nga Elbasani kërkoi t’i jepet fund kësaj lufte ndaj njerëzve që dhanë jetën për kombin.

“Heronj nuk i shpalla unë, nuk i shpalli as qeveria. Heronjtë i shpalli lufta. Një gjë ju kërkoj që ta ndalim këtu luftën kundër heronjve të kombit. Kush sulmon heronjtë e kombit, sulmon vetë kombin, sulmon historinë e tij, turp përjetë dhe atyre që sot e kësaj dite nuk heqin dorë nga mallkimi, fyerja, sharja dhe urrejtja për ata që dhanë jetën për lirinë e kombit”, ka deklaruar dje Braçe.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Braçe pranoi se Shqipëria sot nuk është vërtetë ajo që dëshmorët e luftës projektuan. Mazhorancës i njeh përgjegjësi kryesore për këtë gjendje, por nga ana tjetër, Braçe kërkon ti njihet edhe një meritë.

“Ajo është përgjegjësja kryesore për atë që ndodh në këtë vend nga momenti kur është në pushtet, por duhet t’i njihni kësaj mazhorance meritën e madhe të pastrimit të një sistemi kriminal drejtësie”, tha zëvendëskryeministri.

Kryesisht zërat kundër kanë qenë zëra nga radhët e opozitës të cilët më shumë se sa të revoltuar nga fotot, kanë përfituar nga rasti për të sulmuar qeverinë. Po ashtu zëra të tjerë kritik ndaj kremtimeve që po bëhen për 75-vjetorin e Çlirimit, kanë qenë edhe persona që vinë nga familje ose kanë qenë vetë të persekutuar gjatë periudhë së komunizmit.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi: I nxehti afrikan ‘pushton’ sot Shqipërinë

Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!

March 17, 2026
Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In