• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sulmet në Paris, policia franceze e belge shpall në kërkim edhe 2 të dyshuar të rinj

by A R
04/12/2015 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia franceze dhe ajo belge po kërkojnë  edhe dy të dyshuar të rinj të cilët akuzohen për ndihmë ndaj të dyshuarit të arratisurin nga Parisi që mori pjesë në sulm Salah Abdeslam. Zyra e prokurorisë belge deklaron se dy të dyshuarit që janë shpallur në kërkim janë “të armatosur dhe të rrezikshëm”. Ata mendohet se kanë ndihmuar Abdeslam të udhëtojë në drejtim të Hungaris në muajin shtator.Hetuesit shprehen se Abdeslam mund të ketë shtyrë sulmuesit vetëvrasës në Stade de France në drejtim tyë objektivave të tyre në natën e sulmeve të Parisit, ku mbetëm të vrarë 130 persona dhe mbi 350 të plagosur. Sipas policisë belge, Abdeslam ka shkuar në drejtim të kufirit Hungari – Austri në muajin shtator i shoqëruar nga dy burra me ID të rreme me emrat Soufiane Kayal dhe Samir Bouzid.  Prokuroria Federale belge bën të ditur se për ngjarjet në Paris janë në kërkim edhe dy të dyshuar. Roli i saktë Abdeslam në sulmet e Parisit mbetet ende i paqartë  Ka ide se ai kishte për qëllim që të kryente një sulm vetëvrasës në natën e përgjakshme në paris, por u tërhoq. Belgjika ka nxjerrë edhe një urdhër arresti ndërkombëtar për një tjetër të dyshuar , 29 -vjeçarin Mohamed Abrini, i cili ngiste makinën në të cilën Abdeslam ishte  pasagjer, kur makina ndaloi në një pikë karburanti në Ressons , në autostradë në Paris. Emri i rremë Soufiane Kayal është përdorur për të marrë me qira një shtëpi pas sulmeve Parisit . Ndërsa letërnjoftimi i Samir Bouzid është përdorur për të transferuar të holla për Hasna Aitboulahcen ,  kushëriri i kreut të sulmeve Abdelhamid Abaaoud, katër ditë pas atentatit në Paris. Aitboulahcen dhe Abaaoud u vranë në një bastisjeje të policisë në periferi të Parisit Saint-Denis , së bashku me një të tretë, që është ende person i paidentifikuar .

Next Post

Horoskopi 5 Dhjetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In