• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet ndaj Soros, kreu i fondacionit Dobrushi: Telenovela për të gjetur armikun e jashtëm

by Java News
25/01/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i fondacionit ‘ Soros’ në Shqipëri, Andi Dobrushi ka folur për akuzat e fundit nga qarqe të caktuara politike, por jo vetëm mbi ndikimin që ka fondacioni në Shqipëri. Gjatë një deklarate për mediat, ai theksoi se gjithë stafi është krenar që financojmë reformën në drejtësi, ndërsa fondacioni është në krye të shoqërisë civile.

“Ne jemi krenare qe jemi përfshirë në krye të shoqërisë civile, si pjesmarrës në reformën në drejtësi. Është një reformë që mbështetet nga 96 % e popullsisë. Nuk e shoh të gabuar rolin e fondacionit për tju përgjigjur 96% të popullsisë dhe për të marrë një rol që nuk e kanë marrë të tjerët. Në këtë pikë kemi bërë gjënë e duhur, nëse ka dikush që mendon se kemi bërë gabim, le të dalë e ne jemi gati të përballemi me të. Kemi pasur përfshirje që në momentin e parë, kemi mbështetur financiarisht bashkëpunimin me ambasadën amerikane dhe partnerët evropianë. Mbështetja që fondacioni i jep procesit, e ritheksoj, procesit të reformës, është bërë me një marrëveshje me Kuvendin e Shqipërisë. Të gjitha telenovelat që shohim këto kohë i shtohen argumenteve për të krijuar një fasadë të re përpara zgjedhjeve për të gjetur armikun e jashtëm”- tha Dobrushi.

Ndërkohë më tej ai u shpreh se i gjithë stafi i fondacionit ‘Soros’ është staf shqiptar, ndërsa ka bashkëpunim me ekspertët më të mirë të vendit. Dobrushi ka shpjeguar edhe rolin e fondacionit në reformën në drejtësi.

“Ne në fakt nuk jemi të jashtëm, jemi të brendshëm, stafi është shqiptar, kemi pasur bashkëpunim me ekspertët më të mirë të vendit, kemi patur një ekspert, ish gjyqtar i Strasburgut që ka qenë pjesë direkte e procesit, (Kristaq Traja) ndërkohë që pjesa tjetër thjesht i jemi përgjigjur komisionit parlamentar të reformës. Në këtë pikë më vjen keq të dëgjosh lloj lloj shpifjesh dhe situatash sikur ne kemi mbështetur reformën. Unë e kam shpjeguar shumë herë cili është roli i fondacionit në këtë proces, çfarë kemi bërë dhe pse po e bëjmë këtë gjë. Ne psh u kemi dhënë mbështetje për përfaqësimin ligjor për viktimat e 21 janarit, mbështetje prej 8 vitesh për familjarët e viktimave të gërdecit, janë gjëra që i kemi bërë me koshiencë sepse kemi parë se ky sistem drejtësie nuk ka funksionuar, nuk jep drejtësi. Fondacioni Soros është fondacion për shoqëri të hapur, jemi krenar për ndihmat modeste që japim. Reforma sot ka hyrë në një fazë zbatimi. Jemi të zotë për të shkruar ligje të mira, problem qëndron tek zbatimi i tyre. Roli i Fondacionit do të vazhdojë me të gjitha organizatat që janë të interesuar për reformën në drejtësi. Ne nuk kemi fshehur asgjë. Të gjitha dokumentet i kemi në faqen online. Ne nuk jemi armiku, as nuk merremi me teori konspirative. Me vjen keq që ata që akuzojnë nuk kanë patur as kohën ti shohin ato.”- u shpreh kreu i fondacionit ‘Soros’ në Shqipëri.

ma.me

Next Post
United kërkon nga Lazio Keita dhe De Vrij

United kërkon nga Lazio Keita dhe De Vrij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia televizive

Drejtësia televizive

April 25, 2026
Mbështetja ndaj pensionistëve/Resulaj: Qeveria ka gati për ta një paketë shtesë

Sfidat e moshimit në Shqipëri, mungon dokumenti strategjik/ Ekspertët: Plakja e popullsisë, kosto shëndetësore dhe financiare

April 25, 2026
“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

April 25, 2026
Banorët e Gazës votojnë në zgjedhjet vendore palestineze pas më shumë se 20 viteve përjashtimi

Banorët e Gazës votojnë në zgjedhjet vendore palestineze pas më shumë se 20 viteve përjashtimi

April 25, 2026
Qosja apo Kadareja: Shqipëria midis fatalizmit lindor dhe pragmatizmit europian

Qosja apo Kadareja: Shqipëria midis fatalizmit lindor dhe pragmatizmit europian

April 25, 2026
Irani mohon takimin me SHBA/ Teherani vendos kushte, bisedimet në Pakistan mbeten të paqarta

Irani mohon takimin me SHBA/ Teherani vendos kushte, bisedimet në Pakistan mbeten të paqarta

April 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Institucionalizimi i opozitës plurale si mundësia e vetme për rrotacionin e pushtetit

April 25, 2026
Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

April 25, 2026
Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit

Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit

April 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 26 prill 2026

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In