• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmet ndaj Bundestagut/ Reagon ashpër presidenti gjerman: Të neveritshme, janë lëvizje kundër demokracisë

by Java News
01/09/2020 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon debati në Gjermani pas protestave të fundjavës në Berlin ku krahas kundërshtarëve të kufizimeve të Coronës morën pjesë edhe ekstremistë të djathtë dhe anarkistë. Një pjesë e ekstremistëve të djathtë dhe anarkistëve “Reichsbürger” që nuk e njohin Gjermaninë si shtet, iu vërsulën edhe Bundestagut e arritën të ngjisnin disa shkallë e të ngrinin flamurin e tyre me ngjyrat e zeza të bardhë e të kuqe. Policia arriti t’i zbrapsë turmat e protestuesve që synon Bundestagun.

“Keqpërdorim i ndërtesës së Bundestagut”

Reagime të ashpra kanë ardhur nga politika gjermane pas zhvillimeve në fundjavë. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i dënoi sulmet ndaj Bundestagut, që ai i cilësoi si “sulm të padurueshëm ndaj demokracisë sonë. Këtë nuk do ta pranojmë kurrë.” Steinmeier do të presë edhe policët që u angazhuan para Bundestagut. Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaäuble i cilësoi si “të neveritshme atë që ndodhi aty”. Por në tërësi policia e Berlinit “e përballoi mirë situatën”, tha Schäuble.

Deutschland Berlin Protest gegen Corona-Maßnahmen (Reuters/C. Mang)

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer tha se është e padurueshmë që kaotikët dhe ekstremistët të keqpërdorin ndërtesën e Bundestagut për qëllimet e tyre. “Pluraliteti i mendimit është shenjë e shëndetit të shoqërisë sonë. Liria e grumbullimit i ka aty kufiijtë e saj, ku rregullat e shtetit shkelen me këmbë.”

Politikani socialdemokrat e kandidat për kancelar i sociademokratëve, Olaf Scholz tha se “ligji ynë kushtetues garanton lirinë e mendimit dhe të demonstrimit”, por simbolet e nazistëve nuk kanë ç’kërkojnë para Bundestagut gjerman, tha ai. Kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Norbert Röttgen, tha se “këto pamje janë turpëruese.

Kreu i grupit parlamentar “E Majta”, Dietmar Barsch kërkoi të nderohen policët që mbrojtën hyrjen e parlamentit. “Veçanërisht polici pa helmetë, ai meriton nderimin më të madh.”

Deutschland Berlin Protest gegen Corona-Maßnahmen am 28.8.2020 (Reuters/C. Mang)

Edhe kryetarja e grupit parlamentar të AfD-së, Alice Weidel i kritikoi zhvillimet e fundjavës. “Është e papranueshme që disa kaotikë pas demonstratës paqësore të Coronës në Berlin i thyen disa pengesa të vendosura nga policia.” Kurse politikanë të partisë Kristiansociale, CSU dhe Të gjelbrit janë shprehur për të zgjeruar kufizimin e demonstratave në afërsi të Bundestagut. Pata mësymjes së parlamentit të shtunën, sipas llogaritjeve të policisë, afër 40.000 vetë nga e gjithë Gjermania ishin në rrugë për të protestuar kundër politikës së qeverisë për Coronën. Në demonstrata u plagosën 33 policë dhe u ndaluan 316 vetë. Kundër 131 vetëve u ngri padia.

Next Post
Protestat e dhunshme në SHBA/ Trump dhe Biden “shpërthejnë” në akuza të forta

Protestat e dhunshme në SHBA/ Trump dhe Biden “shpërthejnë” në akuza të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In