• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet ndaj Bashkisë? Veliaj: Ka njerëz mediatikë që kërkojnë gjëra të paligjshme, janë nëpër resorte me lekët e gjobave

by A R
11/04/2024 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erioin Veliaj deklaroi se sulmet ndaj tij dhe institucionit që drejton vijnë nga njerëz mediatikë që kërkojnë gjëra të paligjshme. Duke folur në emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj nënvizoi se Tirana është një kantier ndërtimi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme.

“Kur kam bërë daljen e fundjavës, është një gjë që kam reflektuar unë, pati një mbështetje të kryeministrit. Në sensin që ky është një kantier i madh ndërtimesh, punësh, ku njerëzve u duhet thënë që për punë që janë bërë mirë duhet me u heq kapelen se janë bërë punë të jashtëzakonshme. Është kollaj të shkosh në tv dhe të linccosh disa njerëz në ditën që iu shket këmba, por nuk duhet harruar si u bë Astiri, bulevardi, si u pastrua liqeni, Unaza e madhe, si u bënë 40 shkolla secila prej tyre është një minibetejë. Është mëse e ndershme të thuash 99 gjëra këto cuna i kanë bërë, i kanë qarë dhe meritojnë respekt, te kjo gjëja këtu ka një pikëpyetje të madhe që do duhet ta sqarojmë dhe që unë besoj që sicc e ka bërë PS dhe kryeministri këtë distancim për të thënë jo, ne nuk hedhim njeri poshtë autobusit. Për 99 punë këtyre cunave, këtyre ministrave, deputetëve u themi shumë faleminderit dhe bravo ju qoftë se keni bërë punë të mëdha, por ka një punë që meriton një pikëpyetje kjo meriton që të investigohet dhe ne nuk jemi studio avokatie. Këto muhabetet janë për 1% të popullsisë, për portale që s’kanë marrë leje ndërtimi. Se të dish me ca kërkesash vijnë autorët e këtyre portaleve që duan të bëjnë pallat brenda Kopshtit Zoologjik. Gjykoj se prokuroria po bën punën e vet, qeveria dhe bashkia me këtë distancë sterile duke mbështet prokurorinë dhe duke i kërkuar kolegëve që të sqarojnë këtë punë në privacinë e tyre po bën punën e vet dhe më duket një mbidozë mediatike që përkon me njerëz që unë i kam pas në zyrë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme”, tha ai.

Veliaj shtoi se ky është një moment reflektimi edhe për Bashkinë, por nënvizoi se duhet të ketë edhe një veting në operatorët mediatikë të cilët kërkojnë gjëra të paligjshme. “Patjetër për mua është një moment reflektimi, patjetër reflektimi për bashkinë, patjetër ne duhet të sigurohemi që jo 99 % po 100 % e gjërave të jenë të sakta, por është moment reflektimi edhe për një veting në operatorët mediatikë të cilët edhe në pjesën më të madhe, po ta them në vetë të parë, kreu i bashkisë është dëshmitar si vijnë në zyrën e bashkisë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme, dhe në momentin e parë kur dikush 3 nga 300 drejtorët po hetohet, nuk janë dënuar, e shfrytëzojnë si një mundësi për të larë një borxh, po unë s’i kam borxh njeriu. I kam borxh vetëm atyre që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar, sepse si minimum duhet ti respektoj që u cuna në mëngjes dhe shkuan. Por për këta që fundjavën e zgjedhjeve janë nëpër resorte dhe që vënë gjoba dhe kërkojnë gjëra të pandershme në bashki dhe të paligjshme, janë gati të bëjnë një histeri dhe një furtunë”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se institucioni që ai drejton i është nënshtruar një serie ndryshimesh. “Kam bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm me një pjesë të madhe të stafit politik, me nënkryetarët e bashkisë. Kemi komplet një skuadër të re nënkryetarësh dhe ajo që kam kërkuar është që një kompani duhet të bëjë siç e bëjnë politikanët, një vetëdeklarim. Në momentin që ne bëjmë një ligj dhe do deklarosh se ti do e marrësh përsipër këtë punë, pavarësisht se je ulur do deklarosh që s’ke asnjë lidhje asnjë kontakt. Por për të dhënë një kontekst, këtu nuk bëhet fjalë për punë që nuk janë bërë, të gjithë punët janë bërë. Po diskutohen 5-6 praktika në 1 mijë, pra më pak se 1% në totalin e vet. Megjithatë ambicia ime nuk është të jem 99% i suksesshëm, ambicia ime është që Bashkia e Tiranës të jetë 100% e sukesshme”, siguroi Veliaj.

Next Post
Akuza për pushime luksoze/ Pas Metës, reagon dhe Kryemadhi: Jemi në Sarandë

E zbulon juristja: Ja mesazhi i koduar që Monika i dha Ilir Metës nga Parlamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

June 28, 2026
Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In