• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmet me tritol dhe vrasja e 1 personi, kush është biznesmeni i arrestuar

by A R
06/09/2017 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranes arrestoi sot Eduart Dushkun, 41 vjeçarin me banim në Tiranë, i cili ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Blutë thanë se kanë arritur të zbardhin dhe dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e tij, në lidhje dy ngjarje të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto  të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015, shkruan “Panorama”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Por kush është Eduart Dushku? Emri i tij rezulton i njohur edhe për të tjera ngjarje për Policinë, shkruan “Panorama”.

Së fundmi, policia ka njoftuar ne date 12 gusht te vitit 2017 per nje ngjarje te ndodhur në Sauk, ku thuhej se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie dy persona.

“Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”- njoftonte policia e cila vijoi:

“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë”.

Por ai eshte arrestuar edhe ne vitin 2012, pasi ishte ne kerkim per vrasjen e ndodhur ne vitin 2011, shkruan “Panorama”.

Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare thanë se policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës.

Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë dje në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë.

Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Eduard Dushku, sipas Prokurorisë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011, shkruan “Panorama”.

VRASJA NE 2011

Sipas kërkesës për gjykim, vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.

Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.

Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit, shkruan “Panorama”.

Tresa u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, të cilën ia kishte marrë autorit. Ndërsa autori, arriti të arratisej duke u shpallur në kërkim nga policia, megjithëse u arrit të provohej autorësia e tij.

Ngjarja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk-Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip “Benz 240”, e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni, shkruan “Panorama”.

Kur Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipituar në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta.

Gjatë përleshjes Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Abdulla Vrapin, babanë e Albertit, i cili ishte përfshirë në konflikt së bashku me persona të tjerë me lidhje fisnore me të./a.m.

Next Post
VIDEO qesharake, ja çfarë bëjnë koreanët t’i afrohen “zotit” Kim Jong

VIDEO qesharake, ja çfarë bëjnë koreanët t'i afrohen "zotit" Kim Jong

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com