• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet kibernetike të Kinës, arma e shekullit të 21-të

by Java News
27/11/2021 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas qeverisë amerikane dhe qeverive të vendeve të tjera, Kina është përgjegjëse për ndërhyrjen kompjuterike më të madhe të kryer ndonjëherë, me vjedhje të mesazheve të postës elektronike dhe të dhënave të tjera nga organizata të ndryshme. Ekspertët thonë se sulmet e orkestruara nga Kina ndaj objektivave strategjike janë shtuar gjatë viteve të fundit.

Në një mbrëmje të muajit janar, firma e sigurisë kibernetike Volexity, e cila vëzhgon rrjetet kompjuterike të klientëve të saj, ndër ta edhe të qeverisë, sektorit të mbrojtjes dhe firmave financiare, pikasi një anomali.

Pamë se sasi të mëdha të dhënash largoheshin nga rrjetet e klientëve tanë. U alarmuam”, tregon Steven Adair, president i firmës “Volexity”.

Ky konstatim zbuloi një operacion të fshehtë që shfrytëzonte një mangësi të panjohur më parë në programin e postës elektronike Microsoft Exchange, që përdoret nga bizneset, qeveritë dhe organizata me numër të madh punonjësish. Hakerët ishin duke vjedhur email-et.

Administrata e Presidentit Biden tha se ndërhyrja ishte rezultat i një sulmi hakerësh të sponsorizuar nga shtetit kinez.

Kina ka mohuar ndonjë lidhje me sulmin ndaj sistemeve të kompanisë Microsoft. Një artikull në gazetën shtetërore kineze “Global Times” akuzoi Shtetet e Bashkuara për sulme kibernetike ndaj Kinës.

Sipas Adair, disa të dhëna fillestare nga sulmi ndaj sistemit të postës elektronike Microsoft Exchange tregonin gjurmët e Kinës, si p.sh. tek kodi i përdorur në programimin e sulmit, destinacioni ku dërgoheshin të dhënat, si dhe objektivat e sulmit.

“Është skenari klasik i spiunazhit kibernetik, me qëllimin për të marrë informacion, për të vjedhur të dhënat dhe për t’i dërguar gjetiu. Nuk dimë se çfarë donin pikërisht dhe se çfarë bënin me informacionin. Mund të hamendësojmë, por operacioni ishte tepër preçiz dhe në fshehtësi të plotë”, thotë Adair.

Megjithëse hakerët rusë kanë qenë përgjegjës për disa nga sulmet kibernetikë më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara, firmat e sigurisë kibernetike thonë se gjatë dy viteve të fundit, Pekini ka porositur më shumë operacione kibernetike, ndaj vendeve të Azisë dhe në mbarë botën, për të mbledhur të dhëna zbulimi për shoqërinë, ekonominë dhe politikën.

Gjatë takimit të tyre virtual, Presidenti Biden dhe ai kinez Xi Jinping diskutuan se si të ulin konfliktet kibernetike mes dy vendeve.

“Mendoj se tani po kuptojmë që përpjekjet e zbulimit kinez nuk u ndalën ndonjëherë dhe se në fakt u bënë shumë më tepër të sofistikuara teknologjikisht”, thotë Josephine Wolff, eksperte e politikave të sigurisë kibernetike.

Në rastin e sulmit ndaj Microsoft Exchange, mangësitë e sistemit u bënë të njohura përpara se kompania të mund t’i korrigjonte. Grupe hakerësh nga e gjithë bota patën mundësinë ta shfrytëzonin këtë dobësi dhe të sulmonin objektiva nga të gjitha llojet.

“Pati organizata nga e gjithë bota, që nga firma të mëdha kontraktore në fushën e mbrojtjes, agjensi qeveritare dhe entitete të vogla, si shtëpi funerale, apo drejtori arsimore. Mendoj se ishte ndoshta ndër sulmet kibernetike më të mëdha të të gjitha kohërave”, thotë Adair.

Presidenti Biden nënshkroi rishtazi ligjin dypartiak për infrastrukturën, ku përfshihen edhe gati 2 miliardë dollarë për sigurinë kibernetike./VOA/

Next Post
Dilema e shkencëtarëve/ Omicron, produkt i kryqëzimit të Covid me HIV apo…?

Dilema e shkencëtarëve/ Omicron, produkt i kryqëzimit të Covid me HIV apo...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In