• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet kibernetike, Rama reagon ndaj PD: Ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe me njerëzit

by A R
13/09/2022 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Partia Demokratike u shpreh se sulmet kibernetike të Iranit “asgjësuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën digjitale të vendit”.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shkruan Rama në Twitter.

***

Garo: PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat ka thënë se “PD dënon me forcën më të madhe sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë”. Gjatë fjalës së saj, Garo ka deklaruar se forca politike që ajo përfaqëson, Partia Demokratike falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA, NATO dhe BE.

Floriana Garo: Këto ditë, hakera të regjimit të ajetullaheve iraniane kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos të madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve. Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare.

PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA , NATO dhe BE. PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Gjatë deklaratës për mediat, zëdhënësja e PD-së, Garo ka renditur faktorët që sipas PD-së kanë bërë të mundur asgjësimin e infrastrukturës dixhitale të vendit.

Floriana Garo: Duke analizuar këto sulme të cilat asgjesuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën dixhitale të vendit, PD shton se asgjesimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët gjithashtu në dy faktorë të tjere madhorë, konkretisht: Së pari, hakerimin e sistemi për qëllime elektorale nga vete qeveria duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve të depozituara në e-Albania në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit.

Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprin hakerimin dhe defacto asgjesimin e ‘shtetit’ dixhital të Edi Ramës.

Për të gjitha këto krime dixhitale qeveritare deri sot, nga prokuroria e partisë nuk ka asnjë  person apo grup personash të penalizuar. Qeveria qëndron mbi ligjet.

Së dyti, korrupsioni i tmerrshëm qeveritar në këtë rast i AKSH-it.

Partia Demokratike deklaron se një nga arritjet më madhore të qeverisjes së viteve 2005-2013 ishte ndërtimi i një infrastrukture dixhitale, rritja vertikale e përdorimit të internetit nga 4.9% në vitin 2005 në 63% në vitin 2013, ndërtimi i resë të parë qeveritare në rajon, shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit, dixhitalizimi i plotë i kadastrës së Tiranës dhe disa rretheve të vendit, dixhitalizimi i Gjendjes Civile, letër njoftimet dhe pasaportat dixhitale, firma dixhitale dhe inagurimi i e government dhe e-Albania. Të gjitha këto u arritën me angazhimin e kompanive më të mira shqiptare dhe të huaja. Pas ndërtimit të kësaj infrastrukture, objektiva më madhore mbeteshin sigurimi i plotë i sistemit dhe pasurimi i arkivës së saj.

Garo është shprehur se “me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital”.

Floriana Garo: Për sigurimin e sistemit me rekomandimin e autoriteteve amerikane direkt në vartësi të Këshillit të Ministrave, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA.Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit. Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital. Së dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit. Së treti, AKSH-i shpenzoi me Gjelishtet e Bolinos, Beqon e Partisë prapa të cilit rëndom qëndron Armando, baxhanaku i Ramës.

/a.r

Next Post
horoskop

Katër shenja në rrezik këtë javë, vetëm njëra i ‘fiton zemrën’ planetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com