• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

by Java News
12/03/2026 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rildo Ngjela

Shqipëria ka një zakon të keq: reagon vetëm mbas “pilafit”. Kur sistemet nuk funksionojnë, shërbimet ndalojnë dhe kur qytetarët pyesin “çfarë po ndodh?”. Pasi është bërë dëmi. Deri atëherë, çdo gjë duket normale.

Sulmi ndaj sistemit të Kuvendit këtë javë është një tjetër sinjal që na thotë se realiteti ku jetojmë nuk është më i njëjtë. Për herë të dytë, një institucion strategjik është shënjestruar nga grupe hakerash të lidhura me Iranin. Në 2022, Tirana zyrtare ndërmori një hap të paprecedentë, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar. Kjo ndërprerje e përkeqësoi konfliktin, e kthyer tashmë në sulm kibernetik. Sulmi i fundit ndaj sistemit të komunikimit të Kuvendit, i lidhur me të njëjtin grup hakerash të ashtuquajtur “Homeland Justice”, tregon se Shqipëria vazhdon të jetë shënjestër. Deri më tani janë sulmuar sistemet e institucioneve shtetërore, që përveç ngërçit kanë gjeneruar edhe tituj bombastikë në media. Dje u diskutua nëse do ndodhin përsëri sulme të tjera. Por nuk është kjo pyetja.

Pyetja është: Kush e ka radhën?

Në çdo vend të botës ekziston një sektor që konsiderohet më kritik ose strategjik se gjithë të tjerët. Sistemi financiar. Në ndryshim nga rënia e serverave të një ministrie, ku shërbimet ngadalësohen, nëse sistemi banker bie, ekonomia ndalon. Nëse ekonomia ndalon, gjithçka tjetër ndalon.

Le të marrim skenarin ku një sulm kibernetik ndërpret sistemin elektronik të pagesave për disa orë, ndoshta edhe për një ditë. Si rezultat, kartat bankare nuk funksionojnë, terminalet POS nuk punojnë dhe ATM-të nuk mund të lidhen me rrjetet bankave. Në 60 minutat e para do të nisin radhët në dyert e bankave të nivelit të dytë, bizneset nuk do të kryejnë dot asnjë shit-blerje dhe qytetarët do të këkojnë vetëm para në dorë. Në këto kushte ky është një skenar që tani po diskutohet me seriozitet nga bankat qendrore në të gjithë Europën. Pikërisht për këtë arsye, Banka Qendrore Europiane ka kërkuar së fundmi diçka që për shumë njerëz tingëllon si një rekomandim i çuditshëm. Qytetarët duhet të mbajnë një sasi paraje fizike [cash] në shtëpi. Kjo nuk do të thotë se bankat janë në rrezik apo sistemi financiar po kriset. Por, si një masë paraprake të një sulmi të mundshëm kibernetik, siç është ndërprerja e energjisë elektrike apo dështimi i infrastrukturës dixhitale. Në këtë menyrë, paraja cash mbetet i vetmi sitem pagese që mund të funksionojë.

Paraja cash nuk kërkon elektricitet, internet apo servera.

Në të gjithë Europën, ky rekomandim është pjesë e asaj që ekspertët e quajnë “Qëndresa 72-orëshe”, ku shoqëria duhet të jetë e aftë të funksionojë për tre ditë, nëse sistemet dixhitale humbin funksionin. Dhe Shqipëria ka një realitet specifik gjeopolitik, që e bën edhe më të ndjeshme këtë çështje.

Tashmë vendi është zyrtarisht objektiv i operacioneve kibernetike nga një shtet që e konsideron Shqipërinë kundërshtar. Dhe ky është fakt. Sulmet kibernetike kundër sistemeve të institucioneve publike jane vetem një dimension i kësaj forme të re konflikti.

Në doktrinën moderne të sigurisë, sulmet kundër infrastrukturave qeveritare shërbejnë shpesh si teste paraprake. Në luftën moderne, kjo mënyrë përdoret shpesh për të testuar dobësitë e sistemit dhe vlerësuar kapacitetet e reagimit të shtetit. Objektivat e vërteta janë infrastrukturat strategjike si energjia, transporti dhe sistemi financiar. Në rastin e Shqipërisë, dy të parat janë thuajse të përjashtuara. Ndërsa e treta qëndron. Ka pasur disa herë përpjekje për të hakuar banka të nivelit të dytë në vend, por pa sukses. Po sikur t’ja arrijnë?

Pyetjet për Bankën e Shqipërisë janë ato që duhet të bëjë çdo shtet modern.

Sa i qëndrueshëm është sistemi bankar ndaj një sulmi të kordinuar kibernetik?

A ekzistojë mekanizma emergjence në rast se bie sistemi? Nëse po, cilat janë?

A është Banka e Shqipërisë e integruar me kornizat europiane të mbrojtjes kibernetike që mbrojnë infrastrukturën financiare?

A ka një plan kombëtar të emergjencave për të garantuar likuiditetin e parasë cash në rast të ndërprerjes së sistemeve dixhitale?

Këto pyetje po bëhen sot në Europë. Për fat të keq, në Shqipëri, të tillë skenarë ose injorohen ose trajtohen si teori konspiracioni. Realiteti është më i thjeshtë. Konfliktet kibernetike janë bërë tipar i përhershëm i gjeopolitikës moderne dhe asnjë vend nuk është imun ndaj tyre. Vendet që i menaxhojnë këto kërcënime me efektshmëri janë ato që pranojnë mundësinë e rreziqeve të tilla, qoftë edhe më periferiket, ndërtojnë sisteme të qëndrueshme institucionale për t’i parandaluar të tilla ngjarje. Parimi i mjekësisë se “parandalimi është më i mirë se kurimi” ka shpëtuar shumë jetë në të gjithë botën. Pse mos ta përdorim këtë parim edhe në rastin tonë?

Transparenca nuk krijon asnjëherë pasiguri, por mungesa e saj krijon mjedis të përsosur për spekulime. Dhe në një epokë ku konfliktet po zhvillohen çdo ditë më shumë brenda sistemit dixhital se sa në fushëbetejën tradicionale, besimi i qytetarëve në institucionet publike është infrastruktura më e qëndrueshme që një vend mund të zotërojë. Sepse një shtet mund t’i rindërtojë nga e para të gjitha sistemet e tij, por rindërtimi i besimit kërkon dekada.

Next Post
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In