• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmet kibernetike në Shqipëri, FBI publikon raportin: Hakerat patën akses 14 muaj përpara

by A R
22/09/2022 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) kanë lëshuar një raport ku japin detaje mbi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në Korrik dhe Shtator.

Sipas tyre, hakerat iranianë kanë pasur akses fillestar 14 muaj përpara se të kryenin sulmin kibernetik. Gjatë kësaj periudhe ata kanë aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

“Në Korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë, të identifikuar si “HomeLand Justice”, nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimeve të padisponueshme. Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjetin e viktimës afërsisht 14 muaj përpara se të fillonin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të llojit ‘ransomware’ dhe një ‘malware’ që fshinte disqet. Aktorët mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet për afërsisht një vit, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike”, thuhet në raportin e FBI.

Përgjatë periudhës Maj-Qershor 2022, hakerat iranianë kanë kërkuar që të zbulojnë informacione të ndryshme dhe të vjedhin kredencialet nga rrjetet e qeverisë shqiptare.

Në Korrik, ata kanë lëshuar “ransomware” në rrjete duke lënë një mesazh anti-MEK në desktop. “Kur mbrojtësit e rrjetit identifikuan dhe filluan t’i përgjigjen aktivitetit të ransomware, aktorët kibernetikë vendosën një version të malware shkatërrues ZeroCleare”, thuhet në raport.

Sipas FBI-së dhe CISA-s, në Qershor 2022 Homeland Justice ka krijuar një website dhe disa profile të ndryshme në rrjete sociale duke postuar mesazhe anti-MEK. Më 18 Korrik, HomeLand Justice merr përgjegjësinë për sulmet kibernetike në infrastrukturën e qeverisë shqiptare. Më 23 Korrik, ata postuan një video të sulmit kibernetik në website-n e tyre.

Nga fundit i Korrikut deri nga mesi i Gushtit, në llogaritë sociale të lidhura me HomeLand Justice është reklamuar informacion i qeverisë shqiptare gati për t’u shpërndarë dhe u kërkohet të anketuarve të zgjidhnin informacionin e qeverisë që do të publikohej nga HomeLand Justice.

Më pas ky informacion është lëshuar qoftë në një skedar .zip ose një video të regjistrimit të një ekrani me dokumentet e paraqitura.

Në Shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë kanë nisur një tjetër valë sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur të njëjtin malware si sulmet kibernetike në Korrik.

Këto ndodhën pas veprimeve publike të Shqipërisë për t’ia atribuuar sulmet kibernetike Iranit dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ta.

RAPORTI I PLOTË

/a.r

 

Next Post
‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete për të promovuar turizmin dhe sportin

‘’Peza Adventure Festival’’, dy ditë aktivitete për të promovuar turizmin dhe sportin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In