• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sulmet kibernetike / Eksperti: Kanë për qëllim destabilizimin, autoritetet duhet të jenë më të pregatitur

by A R
11/10/2022 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni është shprehur se informacionet e marra gjatë sulmeve kibernetike, do të vijojnë të rrjedhin. Në një intervistë të shkurtër gjatë edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi, Adrian Shtuni tha se dëmet e shkaktuara nga këto sulme do të jenë në përpjestim të drejtëpërdrejtë me nivelin e depërtimit që i është bërë sistemit dhe natyra e informacioneve që janë marrë.

“Mendoj që ka për të pasur në vijimësi publikime, duket se ka qenë një sulm i cili nuk ka patur qëllim thjesht dekonspirimin njëherë, por që është i vazhdueshëm, kështu që unë pres edhe publikime të tjera, fatkeqësisht. Fakti që nuk ka ndodhur vetëm dekonspirim i ndonjë aksioni specifik, por është hyrë në kopmplet infrastrukturën e organeve ligjzbatuese tregon që është cënuar në themel sistemi ligjzbatues dhe kjo është shujmë shqetësuese.

Dëmi që mund të shkaktojnë ende agresorët kibernetikë, është në përpjestim të drjetëpërdrejtë me nivelimin e depërtimit që i kanë bërë sistemit dhe natyrës e informacioneve që ata kanë mundur të marrë. Mund të ketë publikime të tjera të dhënash që jo vetëm cënojnë të drejtën dhe privatësinë e qytetarëve por potencialisht mund të cënojnë seriozisht edhe sigurinë e rendin publik, sigurinë rajonale apo edhe më keq, NATO-n sepse Shqipëria është vend anëtar i aleancës dhe ka patur komunikim të vazhdueshëm gjatë kohës kur ndodhte sulmi.”

 I pyetur nga moderatori Furxhi nëse ka vend për frikë nga sulme të mëtejshme kibernetike apo fizike, eksperti u shpreh se nuk duhet të trembemi por të jemi të pregatitur për të reaguar siç duhet.

Shtuni shtoi më tej se autorët e këtyre sulmeve kibernetike kanë për synim destabilitetin e një vendi dhe shantazhin e autoriteteve nëpërmjet këtij destabiliteti.

“Nuk duhet të trembemi por të jemi të gatshëm, të reagojmë në kohë reale e të mos e blejmë zjarrfikësen pasi ka ndodhur zjarri. Shqipëria është duke u përballur me një luftë hibride kjo është fatike e më saktësisht me sulm kibernetik që është i sponsorizuar nga Irani.  Një nga qëllimet që kanë ata që krijojnë këto luftra është krijimi i pakënaqsive apo përcarjeve shoqërore, trazirave publike dhe nxitja e panikut e urrejtjes.

Po ashtu është sabotitmi që duhet t’i bëjnë besimit të popullit te ata që i qeverisin. Qëllimi final është krijimi i destabilitetit dhe përodrimi i këtij destabiliteti si levë për të shantazhuar autoritetet e një vendi për të arritur synimet  tyre politike. Kjo është ajo ku duhet të përgatiten udhëheqësit për të qenë më të aftë për të reaguar si duhet dhe në kohë.”

/a.r

Next Post
Kujdes! Rreziku nga materialet e hakerave: Si mund t’ju vjedhin të dhënat e telefonit apo kompjuterit vetëm duke…!

Kujdes! Rreziku nga materialet e hakerave: Si mund t'ju vjedhin të dhënat e telefonit apo kompjuterit vetëm duke...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In