• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet e PD ndaj Sandër Lleshit, kur gjenerali fitonte gjyqin me Nishanin e Imamin

by Java News
28/10/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD është hedhur në sulm ndaj Sandër Lleshit, akoma pa e marrë zyrtarisht detyrën si ministër i brendshëm

Fillimisht ishte ish-presidenti Nishani, i cili u hodh në sulm ndaj gjeneralit të vlerësuar nga gjermanët, por siç duket inati i ish-presidentit është i vjetër.

Ai e akuzoi ministrin e propozuar nga Rama si ekstremist politik.

“Personi konkret është një ekstremist politik. Nuk është më gjeneral. Kur ka pasur uniformë u angazhua në aktivitet politik të njëanshëm. Nuk ka fare rëndësi kush bëhet ministër, pasi ministrat rezultojnë të lidhur me krimin. Të dy ish ministrat kanë përfituar nga aktivitetet kriminale. Lleshi ka fyer Kushtetutën duke qenë me uniformë”, tha Nishani.

Por sot sulmeve të Nishanit iu bashkua edhe Berisha. ish-kryeministri zgjodhi qytetarin dixhital për të sulmuar pasardhësin e Xhafajt.

Ish-Kryeministrit Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka publikuar informacione të dërguara nga një “punonjës” dixhital i Kryeministrisë.

Berisha shkruan se Lleshi merrte dy rroga shtetërore, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria.

Javanews sjell momentet kur Gjenerali Sandër Lleshi fitonte betejën me ish-Presidentin dhe ministrinë e mbrotjes në kohën e PD

Karriera ushtarake e gjeneralit u ndërpre në vitin 2013 kur me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes të kohës, Arben Imami, Presidenti Nishani e shkarkoi nga detyra.

Këtë vendim, Lleshi e ankimoi në Gjykatë ku edhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit.

Lleshi kishte ngritur padi ndaj presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar pavlefshmërinë e lirimit të tij nga detyra në Maj të vitit 2013.

Pas katër vitesh “luftë” në gjykata, Lleshi ka mundur të marrë të drejtën e tij.

Gjykata Administrative e Apelit, pranoi padinë e gjeneralit Lleshi, duke vendosur kthimin në detyrën e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, apo në një tjetër detyrë në përputhje me gradën që mban.

Po ashtu, gjykata detyron palën e paditur Ministria e Mbrojtjes, që t’i paguajë paditësit Sandër Lleshi, pagën nga data 29.05.2013, deri në datën e sistemimit të paditësit në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Lleshi ka mbajtur që prej vitit 2013, kur Rama erdhi në pushtet, detyrën e këshilltarit të Kryeministrit për çështjet e Sigurisë.

Javanews/a.ç

Next Post
Sherr në Elbasan, i riu godet me sende të forta në kokë 54-vjeçarin

EMRI/ Pranga vlonjatit, vidhte pajisje e kabllo elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In