• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, përfaqësuesi i SHBA në Tiranë: Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh!

by Java News
18/04/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Wisner tha se është shqetësuese të shohësh këto lloj sulmesh.

Ai u shpreh se shqiptarët duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta.

“Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre”, tha diplomati amerikan.

Pyetje: Raporti i fundit i Freedom House ngre shqetësimin se “përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre”. Si e vlerësoni një konstatim të tillë? Këto ditë kemi parë, për shembull, sulme të ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.

David Wisner: Nëse kam parë një gjë në tetë muajt e kaluar, qoftë në veri të Shqipërisë, në jug të Shqipërisë, lindje, perëndim, ajo që vërtet i bashkon shqiptarët është se duan të shohin drejtësi. Duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta.

Kjo është boll e qartë për këdo, për shqiptarët e të gjitha krahëve, dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë të Shqipërisë ta mbajnë mirë parasysh këtë.

Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre./m.j

Next Post
Forumi i Zhongguancunit-një event ku do të zbulohen arritjet e reja të teknologjisë shkencore

Forumi i Zhongguancunit-një event ku do të zbulohen arritjet e reja të teknologjisë shkencore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In