• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet e gabuara ndaj Gazment Bardhit

by Mero Baze
15/09/2025 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gazment Bardhi është vënë nën një breshëri sulmesh nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike, nën arsyetimin se Berisha ka gabuar duke e zgjedhur atë kryetar të Grupit Parlamentar, për shkak të të kaluarës së tij si kritik i ashpër i Berishës. Të gjithë, përfshirë dhe gazetën “TemA”, i kujtojnë atij se i ka thënë Berishës “Babi i Zenit” (një perifrazim i një editoriali tim për bëmat e ish-kryeministrit në favor të të birit), dhe më tej, ngjarjet e 8 janarit, betejat në Kuvend kundër Berishës, etj.

Po t’i shtrydhësh të gjitha akuzat ndaj Bardhit, del që kritikët e tij brenda PD e akuzojnë Bardhin pse nuk ka qenë gjithnjë servil i Berishës, përveçse këtë herë që u mori atyre postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

E parë kështu, kritikat ndaj Bardhit janë lavdërime. Madje janë lavdërime  edhe për Berishën.

Së pari, nëse Bardhi me gjithë këtë të kaluar kritike ndaj Berishës, i është imponuar Berishës si kritik që nuk e përballonte dot por e futi mes radhëve të tij duke e shpërblyer, atëherë ai duhet të bëhet model frymëzimi në PD për si fitohen postet dhe si arrihet karriera. Pra, nëse vërtet mendoni se Berisha është gjunjëzuar nga Bardhi për shkak të gjuhës së tij të ashpër dhe kurajos për t’i bërë sulme personale, atëherë ai nuk është për t’u përbuzur, por për t’u lavdëruar. Në politikë, arritjet që fitohen me beteja personale vlerësohen, nuk anatemohen.

Gazment Bardhi i ka bërë betejat personale, ka tërhequr pas deputetë të tjerë dhe i është imponuar Berishës me numra. Kaq e thjeshtë është. Nëse e akuzoni se ka gjunjëzuar Berishën, jeni duke i ngritur një lapidar.

Nga ana tjetër, nëse kritikoni Berishën se është thyer para Bardhit, atëherë jeni duke krijuar një imazh demokrat për Berishën, si njeri që e pranon luftën brenda partisë dhe bashkëjeton me armiqtë e tij, përkundër përvojës së hidhur me Lulzim Bashën që e flaku duke i marrë gjithë ushtarët. Kështu që e kritikoni kot, se nuk po shpërblen demokratët dhe se po shkatërron partinë.

E vërteta nuk është kaq e shkëlqyer sa e bëjnë sulmet ndaj Gazment Bardhit, dhe nuk është aq fatale paqja e tij me Berishën sa e paraqesin kritikët e tij.

Paqja e Berishës me Bardhin dhe deputetët që i çoi pas Berishës në sallën e Kuvendit, është akt dorëzimi dhe pafuqie nga Berisha që dëshmojnë se Berisha është krejtësisht i pafuqishëm për të bërë beteja reale, qoftë për demokratizimin e PD-së, qoftë për reformimin e saj. Ai është një plak i dorëzuar që kërkon të mbajë çelësat e PD-së për hallet e tij dhe është gati t’i hapë rrugë kujtdo që i duket se nuk e përballon dot betejën me të. Fakti që Gazment Bardhi falë dhe nga gabimet e Bashës, arriti të marrë gjithë grupin e mbetur të Bashës dhe t’ia çojë Berishës në ditët e tij më të këqija, natyrisht që është një meritë politike dhe një nuhatje për të kuptuar pafuqinë e Berishës dhe dorëzimin e tij.

Berisha nuk e ka pranuar Gazment Bardhin sepse është demokrat, por sepse i braktisur ashtu siç ishte, i duhej t’u thoshte demokratëve se po i bashkon ata. Thjesht për t’i gënjyer e ka bërë. Dhe nuk është se i ka bashkuar. Ka bashkuar vetëm grupin e tij me grupin e Lulzim Bashës, pa Lulzim Bashën. Të tjerat janë ashtu siç ishin, dhe demokracia brenda partisë dhe mungesa e rregullave mbeten të zymta, derisa çelësat janë ende në dorën e tij.

Gazment Bardhi ka vetëm një meritë në betejën e tij: që ka zbuluar pafuqinë reale të Berishës për t’u përballur me luftën e brendshme në PD. Dhe jo vetëm që e ka zbuluar, por e ka provuar se mund t’ia dalësh duke bërë betejë me të. Qysh ditën e parë si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, bëri një veprim antisovranist: i bëri letër gjithë diplomatëve perëndimorë në Tiranë ku i ankohet për ndarjen e komisioneve brenda parlamentit, një akt që thyen politikën sovraniste të Berishës në PD kundër Perëndimit.

Tani mos e bezdisni Berishën, duke i kujtuar përditë me sulmet kundër Gazment Bardhit, pafuqinë e tij, se do t’ju marrë më shumë inat se Gazment Bardhin. Nëse doni të bëni luftë me të, e keni një shembull se si fitohet.

 

Next Post
Kina e Sllovenia vlerësojnë lidhjet dypalëshe dhe angazhohen për shtim të bashkëpunimit

Kina e Sllovenia vlerësojnë lidhjet dypalëshe dhe angazhohen për shtim të bashkëpunimit

Comments 1

  1. Builder says:
    5 months ago

    Sali Berisha, për herë të parë në jetën e tijë të stërgjatë politike (jo më pak biologjike), po stimulon një tip impulsiv (jo më pak nevrastenik – duke qëmë GEI, si rezultat i orientimit të tijë seksual si burrë grua) dhe guximtar, por që duke patur “difektin” në orientim, “këputej shpejt në mes” (siç thoshte Metaj).
    Tani që ka mbështetjen e LEXHENDËS, Gazijes i është hapur rruga seriozisht për karierë brenda PD.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In