• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sulmet e Berishës, shenjë paniku nga drejtësia! Ilir Meta, modeli i presidentit më të shëmtuar që ka pasur Shqipëria”

by A R
12/04/2022 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi komentoi situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe SPAK, procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, si dhe shpalljen e Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit “non-grat” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ligjvënësi Koçi theksoi se pikërisht vendimi i djeshëm i DASH kërkon t’i tregojë Berishës se lufta e SHBA kundër individëve të rrezikshëm nuk do të ndalet, pavarësisht cilit krah i përkasin ata. Madje deputeti i PS shtoi se fakti që Berisha u shpalli luftë amerikanëve dhe tenton të kapë Partinë Demokratike, sipas zotit Koçi, tregon frikën e tij nga drejtësia.

-Zoti Koçi, ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi janë shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Keni një koment?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerët tanë strategjikë dhe ne duhet të vlerësojmë çdo akt që ka të bëjë me politikën e brendshme. Kështu që fakti që SHBA këmbëngul të evidentojë persona me sfond kriminal dhe të rrezikshëm për stabilitetin nuk është e papritur. Le të themi që kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit. E gjitha ajo që ka bërë zoti Berisha pas shpalljes së tij non-grata, lufta kundër Sekretarit të Shtetit, kundër Ambasadës Amerikane dhe për të kapur PD-në, është një përpjekje për të shantazhuar drejtësinë. Por nuk besoj se ai ka një të ardhme politike. Ai i trembet drejtësisë. Vendimi i sotëm i SHBA është për t’i treguar njerëzve të kallëpit Berisha se ne do të vijojmë të evidentojmë persona që përbëjnë kërcënim për SHBA dhe partnerët e SHBA.

-Po procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë si po ecën? Si duhet që të jetë figura e tij sipas jush…

Në preferencën tonë, për president ne një president si Ilir Meta do të na shërbente sepse në kemi dituar vota për shkak të sjelljes së çmendur të tij dhe performancës antikushtetuese. Nëse Ilir Meta nuk do të bënte ato gjeste të çmenduara tek FRD- ja qoftë në këto zgjedhje apo edhe në zgjedhjet e mëparshme parlamentare ne do të kishim vota më pas. Për shkak të sjelljes së tij ne kemi marr vota më shumë vota. Megjithatë mendoj se nuk është në nderin e Partisë Socialiste që ta shoh në këtë aspekt. Ndërkohë unë i qëndroj atyre që kam thën më parë se Ilir Meta është modeli i presidentit më të keq dhe më të shëmtuar të 30 viteve demokraci.

-Është përfolur që mund të zgjidhet edhe një grua në krye të Presidencës. A ka pasur propozime për nxjerrjen e një emri?

Mendoj se është një proces që duhet të merret lidershipi partiak. Ka shumë figura qoftë në parti qoftë jashtë saj që mund të përmbushin ato cilësitë që duhet që të ketë një person në krye të Presidencës. Pse jo një grua do ishte një risi për politikën shqiptare. Ajo që është e domosdoshme është që të jen njerëz që kanë dëshmuar që zbatojnë ligjin, sepse rasti i Ilir Metës tregon se ka shkelur edhe Kushtetutën, kjo është kërkesa e parë e padiskutueshme. Meta e ka shkelur Kushtetutën për mua, sepse anulimi i zgjedhjeve vendore është një shkelje shumë e rëndë dhe e paprecedentë është një sjellje jodinjitoze edhe sjellja që bëri tek FRD. Ridekretimi i zgjedhjeve është i rrezikshëm. Zgjedhjet presidenciale i janë nënshtruar një dialogu pastaj sesa i suksesshëm është tjetër gjë.

-A duhet që të jetë presidenti i radhës me sfond të majtë?

Shumica e presidentëve ka qenë shumica nga e djathta. Meta ishte një lëvizje e natyrës “shah-mat” Partia Socialiste ishte e detyruara të zgjidhte kandidatin e ofruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë mendoj që do të jetë e udhës të zgjidhet një president me sfond të majtë. Ka liri propozimi, por mendoj se ky proces duhet të jetë një proces të demonstrojë se ne pjesa e politikës ka nxjerrë mësime nga ajo që kemi pësuar nga sjellja e presidentit të fundit. Na duhet një president normal, që është i përcaktuar qartë si euroatlantist dhe që ka dëshmuar se respektin kushtetutën, që ka bibël apo kuran kushtetutën.

-Ndërkohë u përfol edhe lidhur me zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të presidencës. Si e komentoni?

Kthimi mbrapa është i palejueshëm. Ne do ecim përpara dhe natyrisht edhe për shkak të informatizimit zyrtar bashkëpunimi dhe dialogu është me Partinë Demokratike, partinë zyrtare.

-Si i shihni kërcënimet me revolta të ish-kryeministri Sali Berisha. A janë një mesazh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

– Sali Berisha nuk ka hallin e Partisë Demokratike por të familjes së tij. Mesazhi që kërkon të japë është kërcënimi se po u prek nga drejtësia do të këtë kryengritje masive. Është mesazh më shumë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës sesa ndaj Lulzim Bashës. Kartë e djegur.

-Partia Socialiste pak ditë më parë zhvilloi Kongresin, çfarë ishte e rëndësishme të dëshmohej në kongres dhe çfarë u arrit?

Kongresi ishte i hapur dhe e gjithë. Tematika u perceptua qartasi nga publiku, por duke qenë një kongres i zakonshëm më shumë kishte në fokus çështje të natyrës organizative të Partisë Socialiste, në qendër ishte çështja e një statuti të rinovuar dhe natyrisht brenda një konteksti politik ku ka zhvillime të rëndësishme një parti politike është e detyruar që të ndërtojë debat, diskutime dhe të mbajë qëndrime sepse është forumi më i lartë i Partisë Socialiste

-Çfarë kanë për qëllim ndryshimet e Statutit të PS?

Statuti është bërë më i thjeshtuar, ka futur koncepte të tjera sa i përket sekretariatit ekzekutiv në parti. Nga përvoja ime kam vënë re se armiku më i madh i demokracisë është konflikti i interesit. Ne na duhen më shumë mekanizma që të garantojmë demokracinë. Të mos jetë pushteti ai që komandon parti, por partia të jetë mekanizmi politik që e monitoron pushtetin. Këto raporte janë deformuar vitet e fundit, sidomos në nivel lokal. Pozicioni i Sekretarit Ekzekutiv mendoj se është një risi që e garanton këtë. Një strukturë partie që i nënshtrohet vlerësimit dhe opinionit të anëtarësisë. Në Kongres u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, si edhe lidhur me paketën e rezistencës sociale.

-Por në Kongres u diskutua edhe çështja e ndëshkueshmërisë, pasi ka shumë zyrtarë që janë arrestuar dhe akuzohen nga drejtësia që janë pjesë e Partisë Socialiste. Mendoni se Partia Socialiste duhet që të ketë një lloj përgjegjësie?

Mea Culpa duhet që të aplikohet nëse një forcë politike zgjedh përfaqësues të saj me ndërgjegje të plotë edhe nëse e di se ai është fajtor. Partitë politike nuk kanë instrumente të natyrës hetimore dhe përgjithësisht vendos besimi dhe sjellja e deriatëhershme e një personi. Në rastin e një vendi si Shqipëria, ku ndëshkueshmëria ka qenë thuajse zero për klasën politike, Partia Socialiste më shumë duhet që të meritojë vlerësim sesa një qasje që ti kërkohet kjo mea culpa. Nga ana tjetër, rasti më kulminant ka qenë kur Prokuroria vendosi që të arrestojë disa figura që drejtonin gardën e republikës dhe Berisha e refuzojë, pra i dha shkelmin shtetit ligjor dhe për të mos e nxitur më tej këtë qasje antishtet ish-ambasadori amerikan e quajti sjellje shtetërore sepse kishin frikë se mund të bëhej edhe me e dëmshme më pas.

-Ju keni qenë nga ata që kanë bërë edhe denoncime dhe keni pranuar edhe gabime ku pa pasur. A duhet që ta bëjnë të gjithë këtë?

Mendoj se po, sepse çdo person publik edhe qytetarët sa herë që identifikojnë shkelje të ligjit e kanë për detyrë që të denoncojnë. Në rastin e politikanëve e udhës do ishte që kjo të ishte edhe qasje politike më shumë sesa të sillet si prokuror apo gjyqtar. E vërteta është që unë edhe më parë kam denoncuar edhe në prokurori madje kanë qenë edhe nga Partia Socialiste, pasi më është dashur që për denoncime që kanë të rrezikshme në Fier i kam denoncuar dhe mendoj se ky mund të jetë një fenomen më shumë se fierak. Ka akoma individë që përfaqësojnë fuqinë e krimit të organizuar dhe që tentojë që të përdorin edhe asetet financiare për të mbushur xhepat e tyre.

-A po funksionon drejtësia e re, sepse ka sinjale pozitive ka edhe kritika që thonë se duhet bërë akoma edhe më shumë?

Mendoj se duhet parë pozitivisht. Drejtësia e ka pasur të vështirë që të veprojë ndaj njerëzve që janë të partive që janë në pushtet. Kur drejtësia nuk arrin që të ndëshkojë krime që kanë ndodhur publikisht si Gërdeci apo 21 janari kredibiliteti i drejtësisë nuk është aty ku duhet.

/a.r

Next Post
Ish-këshilltari i Kremlinit flet për fiksimin e Putinit me Ukrainën: Pushtimi s’ka asnjë kuptim politik

Ish-këshilltari i Kremlinit flet për fiksimin e Putinit me Ukrainën: Pushtimi s'ka asnjë kuptim politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In