• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulme të koordinuara terroriste ndaj zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, brenda 20 minutash u vihet zjarri 3 shtëpive (VIDEO)

by E B
01/07/2026 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre një grua në gjendje kritike dhe e intubuar, pas tre sulmeve të koordinuara me bombola gazi që synuan banesat e tre zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re (ND), në Selanik.

Sipas autoriteteve sulmet u regjistruan njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit, vetëm në 20 minuta, dhe dyshohet se autorët lëvizin me motoçikleta. Çështja është marrë në hetim nga Shërbimi i Antiterrorit, i cili po shqyrton mundësinë që bëhet fjalë për një plan të organizuar, sipas raportimeve të mediave greke.
Sulmi më i rëndë u regjistrua në zonën e njohur si Harilaou, rreth orës 04:35, ku një zjarr që u shkaktua prej një bombole gazi u përhap e shpejtësi duke përfshirë edhe dy automjete dhe dy motoçikleta. Një prej automjeteve i përkiste politikanes Aphrodite Nestora, e cila është edhe avokate e njohur në Sekanik dhe drejtuese e lartë në partinë në pushtet.

Si pasojë e zjarrit nëna 70-vjeçare e Nestorës pësoi djegie të rënda në të gjithë trupin dhe po trajtohet e intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit “Ippokrateio”. Vetë Aphrodite Nestora pësoi djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa babai i saj dhe dy banorë të tjerë të pallatit u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen të shkaktuara nga tymi.

Ndërsa vetëm pak minuta më herët rreth orës 04:23, një tjetër sulm u regjistrua në zonën e njohur si Tumba, ku persona ende të paidentifikuar vendosën një bombol gazi në hyrjen e pallatit ku banon sih-deouteti Savvas Anastasiades. Shpërthimi shkaktoi dëmtime në hyrjen e godinës, duke thyer xhamat dhe dëmtuar fasadën, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ndërsa sulmi i parë u regjistrua në orën 04:18, në Pylaia, ku një bombol gazi u vendos dhe u aktivizua pranë një godine që në të kaluarën ishte banesë e kryetarit të Komitetit Drejtues të Demokracisë së Re në Selanik, Zisis Ioakimoviç. Në këtë rast nuk u raportuan dëme materiale apo të lënduar.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/07/6a44cfb40bea7.mp4

 

Next Post

Dy vjet pa Ismail Kadarenë, dy vjet harresë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com