• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulme me dronë kamikazë mbi Kiev! Hakmarrja ruse për sulmin në bazën e Belgorod

by A R
17/10/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky filmim tregon momentin kur një dron kamikaz i komanduar në distancë nga rusët, godet një ndërtesë në qendër të Kievit. Ky është një prej dronëve të shumtë që shpërthyen në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e kësaj të Hëne, ku pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se pas hakmarrjes për urën e Krimesë nuk do të ketë më sulme të masive, në terren ndodh gjithmonë e kundërta.

Goditjet ndodhën në lagjen qendrore Shevçenkivski. Zyrtarët në Kiev thanë se mbi 80% prej dronëve shpërthyen në ajër, pa arritur në objektiv, pasi u kapën nga mbrojtja kundërajrore. Qytetarë e reporterë të huaj, të gjendur të papritur mes dronëve vrapuan për të shpëtuar kokën nëpër stacione metrosh e vendstrehime të tjera.

Në njërin prej dronëve shkruhej “Për Belgorodin”, çka nënkupton hakmarrje për sulmin me armë në bazën ushtarake të këtij qyteti rus të Dielën ku humbën jetën 11 rekrutë, që përgatiteshin për në Ukrainë. Sulmet kësaj të hëne u kryen me dronët Shahed, të cilët Rusia i ka blerë nga Irani. Ministrat e Jashtëm të vendeve europiane pritet të mblidhen për të diskutuar për sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me dronë.

/a.r

Next Post
Balla: Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk duhet të jetë qokë politike

Balla: Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk duhet të jetë qokë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com