Një person plagosi sot në Mynih (në jug të Gjermanisë) disa persona, pas një sulmi me thikë para se të arratisej, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje mbi lëvizjen e autorit.
“Një person ka plagosur me thikë disa persona në qendër të Mynihut dhe për momentin rezulton i arratisur”, shkruan në rrjetin social Twitter policia lokale.
“Ne po kërkojmë autorin me të gjitha forcat e policisë”, shtoi policia në Twitter duke nënvizuar se shkaqet e sulmit për momentin mbeten të panjohura./b.d