• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm ndaj demokracisë

by Java News
16/07/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka përjetuar grushte shteti edhe më parë. Por përpjekja e fundit natën e shkuar ishte ndryshe. Bota nuk duhet të shohë duarkryq, kur Turqia zhytet në kaos, mendon Seda Serdar.

I gjithë populli turk qëndroi zgjuar gjatë natës për të parë se çfarë po ndodhte. Të shtunën qeveria turke deklaroi se grushti ushtarak i shtetit dështoi. Por e ardhmja politike është e paqartë. Ky grusht shteti nuk ishte një nga ata ta zakonshmit, siç ka përjetuar Turqia në të shkuarën. Këtë herë vetëm një fraksion brenda ushtrisë është përpjekur të rrëzojë qeverinë. Ende nuk dihet me siguri, kush fshihet pas tij. Por qeveria tregoi me gisht menjëherë tek Fetullah Gyleni, drejtuesi i lëvizjes Gylen, armiku dhe rivali i presidentit Erdogan, i cili jeton nga viti 1999 në SHBA. Lëvizja është shpallur organizatë terroriste.

Në të shkuarën Turqia ka përjetuar disa puçe ushtarake. Në vitet 80-të e mori ushtria pushtetin, pas sulmeve të përgjakshme mes aktivistëve të majtë dhe të djathtë. Por të gjithë këta grushta shteti bazoheshin tek iniciativa e përbashkët e forcave të sigurisë. Këtë herë duket se është përfshirë vetëm një grup i vogël i ushtrisë.

Brenda natës rajon lufte

Deri më tani janë arrestuar mijëra ushtarë. Gjatë natës u zhvilluan luftime mes pjesëtarëve të ushtrisë dhe forcave të policisë turke. Por kush fshihet pas tyre? Ende shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje. Sërish tregohet se në Turqi ka grupe që veprojnë kundër demokracisë dhe stabilitetit. Është e frikshme, kur shikon se si një vend brenda natës shndërrohet në një rajon lufte, me bomba që bien në ndërtesën e parlamentit, apo avionë luftarakë, që fluturojnë në qiellin e Ankarasë.

Bota nuk duhet të shikojë, se si një Turqi e pastabilizuar, që lufton kundër terrorizmit dhe të ashtuquajturit “Shteti Islamik” fundoset në kaos. Turqia ka tani më shumë se kurrë nevojë për stabilitet. Grushti ushtarak i shtetit tregon se sa e brishtë është gjendja në vend.

Seda Serdar Kommentarbild AppSeda Serdar

Fillimisht terror, pastaj luftë qytetare?

Në vitet e fundit, Turqia ka qenë objektiv i rregullt i sulmeve terroriste, të cilat kërcënojnë ta fusin vendin në një luftë qytetare, që do ishte një tjetër nivel i kërcënimit, e që Turqia duhet ta marrë shumë seriozisht. Sipas gjasave në gusht, Gjykata e Lartë Ushtarake e Turqisë do të vendosë për përjashtimin ose jo të lëvizjes Gylen nga forcat e armatosura. Ende është herët të thuhet, nëse kjo përpjekje për grusht shteti ka të bëjë me vendimin që merret në gusht.

Në këtë skenar tmerri një gjë është e sigurt: Hapat e ardhshëm kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Turqinë. Do të përdoret tentativa e puçit ushtarak për manovra politike? Deri më tani partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka dalë më e dortë nga çdo sulm terrorist. Por këtë herë bashkësia ndërkombëtare i ka sytë drejt Turqisë dhe të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive e mbështesin Erdoganin për të forcuar shtetin ligjor. Kur të kalojë kjo ëndërr e keqe, në rend të ditës duhet të qëndrojë forcimi i demokracisë në Turqi./deutsche welle/a.k

Next Post

Një shqiptar pjesë e grushtit të shtetit/ Arrestohet gjenerali Adem Huduti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

August 1, 2026
Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

August 1, 2026
Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

August 1, 2026
Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

August 1, 2026
Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

August 1, 2026
Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

August 1, 2026
Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com