Disa persona janë sulmuar me thikë në Universitetin e Teksasit në Austin ndërkohë policiia ka ndaluar autorin.
Nga ky sulm raportohet të ketë vdekur një person ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur afër një palestre në kampusin universitar.
Universiteti ka këshilluar studentët të evitojnë zonën ku ka ndodhur sulmi. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist apo jo. Autoritetet kanë nisur hetimnet për ngjarjen./a.m.