• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

by A R
28/05/2026 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, Kosovë, ku një 37-vjeçar është vrarë me thikë, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij.

Sipas Kosova Press, Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit 2026, rreth orës 22:00, kur është marrë informacion se në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut ndodhej një person i therur me thikë.

Burime nga spitali thanë se, viktima, mashkull 37-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër, i identifikuar si vëllai i viktimës, i cili pas trajtimit fillestar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. Sipas stafit mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin. Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, mashkull 31-vjeçar, ndërsa është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Next Post
Tabela me shtetet/ Miratohet rezoluta në OKB: Rusia të ndalë agresionin në Ukrainë! Kina abstenon, vetëm 5 vota kundër

OKB shton Izraelin në “listën e zezë” për dhunë seksuale në zonat e luftës, reagon Tel Avivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com