Dy policë turq dhe një fëmijë u vranë sot pas një sulmi me autobombë pranë Dijarbakirit , një sulm pas të cilit dyshohet se janë anëtarë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-së), njoftuan disa zyrtarë lokalë.
“Pas sulmit regjistrohen rreth 25 të plagosur në mesin e së cilëve pesë forca të policisë, që kishte si objektiv një postë të kontrollit të policisë në autostradën që lidh Dijarbakirin në Batman”, saktësoi zyra e guvernatorit lokal në një deklaratë.
Pamjet e transmetuara në televizion paraqesin rrënojat e godinës së shkatërruar të policisë. Banorët po inspektojnë kraterin e madh të shkaktuar nga autobomba ku është krijuar një e çarë e madhe./a.m.