• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

by A. Q
27/08/2026 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave private Docemus, në Neu Zittau, në distriktin Oder-Spree, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një 30-vjeçar. Dyshohet se 18-vjeçarja ishte ish-e dashura e autorit, një 19-vjeçar, ndërsa burri 30-vjeçar u qëllua për vdekje pasi tentoi të ndërhynte për ta ndaluar sulmuesin.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 13:45, pas raportimeve për një person të armatosur. Në zonë u vendosën një numër i madh efektivësh, ndërsa në operacion morën pjesë edhe zjarrfikës dhe ambulanca. Për shkak të situatës, u kërkua gjithashtu ndihma e dy helikopterëve të shpëtimit.

Autoritetet rrethuan dhe siguruan ambientet e shkollës, ndërsa operacioni policor vijoi në zonë. Në oborr u vendosën barriera për të mbrojtur nxënësit.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe po hetojnë motivin e sulmit, si dhe marrëdhënien mes 19-vjeçarit dhe viktimës 18-vjeçare. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Next Post
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa "Akeron" dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com