Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë një kazinoje në Las Vegas duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit.
Mediat raportojnë se policia ka nisur të izolojë të gjithë zonën e njohur si Mandalay Bay ndërsa është në kërkim të autorit.
Mësohet se një person ka hipur në katin e tretë të një pallati dhe ka nisur të qëllojë me armë kundrejt turmës e cila ishte duke festuar në një koncert të muzikës country
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale tregohen njerëz të shumtë të cilët qëndrojnë të shtrirë në dysheme
Mediat raportojnë se kanë humbur jetën 2 persona dhe 24 kanë mbetur të plagosur,
Nuk janë të paktat rastet në SHBA kur persona të armatosur hyjnë në klube e nisin të qëllojnë mbi turmën duke lënë jo pak herë edhe me dhjetra viktima./a.ç












