Një person i armatosur ka hapur zjarr para një shkolle në Kaliforninë Veriore duke lënë kështu të vdekur 5 persona, 2 prej tyre fëmijë.
Të shtënat janë raportuar pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”, teksa disa prindër po largoheshin pasi kishin shoqëruar fëmijët e tyre. Autori i sulmit u Mësohet se ka qëlluar para shkollës por nuk verifikohet nëse ishin ata pika e objektivit apo njerëzit që ndodheshin pranë, shkruan Fox News.
“Autori i sulmit është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur,” tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.
“Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën,” u shpreh shefi i policisë.
a.ç