• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sula: Rezultatet e sondazheve tregojnë se Rama e Berisha s’kanë legjitimitet! Vangjeli: Palët politike ta lexojnë mirë çfarë nuk shkon

by Java News
16/11/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Dashnor Sula ka qenë i ftuar sot në “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report TV për të diskutuar mbi situatën politike në vend, të krijuar pas kaosit të opozitës e cila ka bojkotuar seancat e komisioneve parlamentare dhe ka bllokuar seancat plenare në Kuvend.

Ai tha se komisionet hetimore, janë e vetmja mundësi që opozita ka për të marrë përgjigjie nga qeveria mbi çështje të caktuara.

“Këto që ne kërkojmë sot i kemi ngritur që më para, ka qenë që në korrik por kulmoi në 5 tetor sepse filluan punë komisionet parlamentare. Është e rëndësishme të sqarohet problemi i komisioneve hetimore, por kur Rama foli dje në Dibër ishte shumë e rëndë, Ai thotë tani, unë kam çdo gjë në dorë, kur dua unë e bëjnë, kur nuk dua nuk e bëjnë. Është ezauruar totalisht mënyra sesi ngrihen komisionet hetimore.Komisionet hetimore, shikojnë zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe nënligjore të institucioneve. Ne si opozitë nuk kemi mundësi tjetër për të marrë përgjigjie”- tha Sula.

Ndërsa duke folur për sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja për partinë që qytetarët do të votonin nëse zgjedhjet dot të bëheshin sot, Sula tha se rezultati tregon që as Rama dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet nga populli.

“Nuk ka legjitimitet as ky që është sot, as ai që ishte dje. Ka fatkeqësi që Shqipëria ka përfunduar deri tek derexheja. Këtu politikanët, Berisha dhe Rama që e kanë sunduar politikën për kaq vite, është fatkeqësi që të kuptojnë diçka që si njeri si tjetri, do iu sugjeroja që të tërhiqeshin dhe të shijonin në qetësi vitet e tjera të jetës”- shtoi deputeti.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli duke folur për rezultatet e sondazhit që nxirrnin fituese PS-në, por gjithashtu kishte përqindje të madhe të qytetarëve që nuk do votonin asnjë parti, tha se palët politike duhet ta kuptojnë se çfarë nuk shkon.

“1/3 e shqiptarëve nuk votojnë për asnjërën palë, Kjo është shifra më domethënëse që tregon se të dyja palët duhet të mendojnë se çfarë nuk shkon realisht.Duhet ta lexojnë me vëmendje. Por ka një aksion që herët a vonë duhet ta kuptojnë të gjithë”-tha analisti./m.j

Next Post
Gjykata e Posaçme dhe SPAK ka 2 javë që e kërkojnë, Berisha i bën gjyq Ramës dhe e ‘dënon’ me 12 vite burg!

Gjykata e Posaçme dhe SPAK ka 2 javë që e kërkojnë, Berisha i bën gjyq Ramës dhe e 'dënon' me 12 vite burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com