• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sula: Një ish-president ka marrë deri në 500 mijë euro për një vend në Gjykatën e Lartë

by A R
22/10/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula zbuloi në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, se një ish-President i Shqipërisë ka marrë shuma nga 300 deri në 500 mijë euro për të emëruar një gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Sula nuk përmendi emra por tha se të gjithë i dinë shumat, të cilat paguheshin nën dorë për të kryer transferime dhe emërime gjyqtarësh e prokurorësh, para se të realizohej reforma në drejtësi e të ngrihej SPAK-u, BKH dhe Gjykata e Posaçme.

“Patëm shkuar deri në atë pikë që perceptimi i qytetarëve dhe realiteti ishte jashtëzakonisht i rëndë për shkak se përveç korrupsionit që nuk goditej, flasim për legjislativin dhe për ekzekutivin që ishin thuajse të lidhura duart sepse ishte një prokuror që komandohej nga Prokurori i Përgjithshëm, dhe ky që ishte i zgjedhur nga politika dhe që intimidohej, dhunohej e shkarkohej nëpërmjet politikës. Ndaj u bë reforma dhe krijimi i SPAK-ut i GJKKO-së e gjitha gjëra të tjera. Unë po bëj një deklaratë publike dhe nuk kam frikë ta them. Sigurisht që nuk do ta them me emër, me gjëra të tjera, por brenda sistemit të drejtësisë arriti një moment që një ish-president që ka qenë në atë kohë që të emëroheshin në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën Kushtetuese apo transferim gjyqtarësh e transferim prokurorësh nëpërmjet ryshfetit. Arriti që të paguash 300 thonin, flitet deri në 500.000€ për një vend në Gjykatën e Lartë. Po 300 deri 500.000€. Të them tani dhe nuk ta thotë vetëm Dash Sula, e thonë edhe njerëzit përqark që të gjithë e dinë. Është bërë pazar, po është bërë pazar. Nuk e ka bërë as Bujar Nishani i ndjeri, s’e ka bërë as Rexhep Mejdani, as… nuk po vazhdoj më tej. Por e kanë bërë dhe duke bërë këtë gjë erdhi momenti tani. Gjëja e parë çfarë ndodh kur vete gjyqtari atje do vejë të vjedhë, të nxjerrë lekët e veta njëherë. Imagjino në Gjykatë të Lartë e Gjykatë Kushtetuese është kulmi, maja e drejtësisë. Dhe të gjithë në Shqipëri jetojmë, i marrim vesh sa i korruptuar është Dashi, sa i korruptuar është tjetri, sa bën tjetri. Arriti transferimi i gjyqtarëve 100.000€ pati shkuar, i prokurorëve 5000€ ka shkuar ose promovimi nga Shkalla e Parë në Apel e shumë gjëra të tjera”, tha Sula .

Next Post
Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit hap zjarr pranë Parlamentit, Vuçiç: e prisja që do të ndodhte

Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit hap zjarr pranë Parlamentit, Vuçiç: e prisja që do të ndodhte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In