Deputeti demokrat, Dashnor Sula është shprehur se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë aty është kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë ata që e drejtojnë.
Sula tha se fushata që Alibeaj bëri në Tiranë dhe në rrethe ishte e turpshme dhe se nuk do të vijojë të punojë më me Grupin Parlamentar që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Nuk më intereson mandati. Do ti hap rrugën kujtdo figure që ta mbështesim. Edhe unë kam përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Unë nuk arrita që mbështetësit e PD-së zyrtare ti vë në krah të kandidatit Pashja”, tha Sula në News24.
/s.f