Një grua ka humbur jetën në Sukth të Durrësit pasi u godit nga treni.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë stacionit hekurudhor në Sukth.
Gruaja u tërhoq zvarrë për disa metra, duke humbur jetën në vend për pasojë.
Viktima është transportuar në morgun e Tiranës, ndërkohë nuk është bërë ende identifikimi i saj.