Izraeli po vaksinon rreth 200 mijë njerëz në ditë kundër koronavirrusit.
Vendi me 9 milionë banorë po ecën me ritme shumë të shpejta, krahasuar me çdo vend tjetër. Një në tre izaelitë, tashmë e kanë marrë një dozë të vaksinës.
70% e të moshuarve mbi 60 vjeç, kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës Pfizer / BioNtech. Por çfarë tregojnë të dhënat atje për efektivitetin e vaksinës?
Të dhënat janë mjaft optimiste, informon dritare.net. Vetëm 0,04% e njerëzve u infektuan një javë pas dozës së dytë dhe 0,002% kishin nevojë për trajtim spitalor.
Ministria e shëndetësisë e Izraelit publikoi rezultatet e para zyrtare duke treguar se vetëm 317 nga 715,425, ose 0,04% e njerëzve u infektuan një javë pasi u vaksinuan. Njerëzit e vaksinuar që ishin të infektuar, 16 duhej të shtroheshin në spital, ose 0.002% të totalit. Izraeli shpreson të ketë vaksinuar të gjithë personat mbi 16 vjeç deri në fund të marsit, dhe ndoshta më herët.
/a.r











