• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Suksesi i blerë i Kombëtares

by Java News
20/10/2015 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Shyti

Skandali që po shoqëron kualifikimin e Kombëtares së Futbollit në Evropianin 2016 dhe që ka në qender rinovimin e  kontratës së  Trainerit De Biazi me FSHF është një tjetër tregues se ky kualifikim është një fitore artificiale për futbollin në Shqipëri.

E kam thënë publikisht se suksesi i kombëtares është një importim i qartë dhe i padiskutueshëm. Ajo nuk është e nuk mund të jetë tregues i zhvillimit real të futbollit në Shqipëri, i cili lëngon në një sëmundje  me simptoma shkatërrimtare për të ardhmen e tij.

Janë të importuar lojtarët, është i importuar trajneri, janë të importuara paratë që FSHF harxhon për këtë ekip dhe që përbëjnë pjesën e luanit të 5 milion eurove që UEFA i ka akorduar cdo federate antare të saj.

Mund të ndodhte që ky importim të zinte vend e të përshtatej në realitetin shqiptar. Por kjo mund të ndodhë kur realiteti shqiptar është pranues i këtij importimi dhe , njëkohësisht, kur është i gatshëm të ecë në drejtimin që ky importim përcakton.

Por nuk është kështu dhe  menaxhimii  këtij suksesi nga ana e drejtuesve të FSHF është thjesht skandaloz dhe duhet urgjentisht të bëhet   subjekt i  një analize nga institucionet shtetërore që drejtojnë sportin.

Me synimin për të zvogëluar pjesën e suksesit që i takon trajnerit, një kategori e caktuar po përhap “lajme” në formë pëshpërimash që pikët nuk i ka marrë ekipi në fushë dhe trajneri në stol por “mjeshtra” të tjerë që veprojnë kulisave dhe “tregtojnë” apo bëjnë allishverishe.

Nuk ka nevojë të të thonë se kush qëndron mbas kësaj tymnaje. Nëse bëhet fjalë për marifete, pazare apo allishverishe  firma lexohet qartë…

Tentativa për të zvogëluar vlerën e trajnerit  dhe përhapja e tymnajës së blerjes së pikëve nga “kokat”  janë veprime që kanë një unison të qartë dhe me pasoja katastrofike.

Tashmë të gjirthë ata që janë të interesuar dhe pranë sportit e kanë marrë sinjalin që edhe pikët e Beogradit por edhe pikë të tjera i ka marrë “udhëheqja” dhe jo drejtësia apo djersa e sportistëve. Me pak fjalë janë blerë nga ata që shesin e blejnë gjithshka: vota, dinjtet, rezultate sportive.

Nëse edhe në këtë situatë nuk ndërhyhet për të “prerë” gjuhët dhe kokët e liga atëherë me të vërtetë kemi arritur fundin. Fundin e një moçali ku fshtarët me para e kollare po e degëdisin pa kthim sportin dhe shoqërinë shqiptare.

Next Post

Moti i keq, OSHEE: Jemi në gatishmëri totale me 1800 punonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In