• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sukses shkencor/ Shpëtim Nazarko boton referimin për teorinë e tij në një publikim shkencor të rangut më të lartë

by Java News
02/08/2022 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botimi prej Shpëtim Nazarkos dhe Arban Ukës në 22 qershor 2022, i referimit të mbajtur në Kongresin e 15-të  Marcel Grossman, në Romë, ka nxitur Profesor Artan Fugën të bëjë një status në lidhje me këtë sukses të mikut të tij  Nazarko.

Marcel  Grossman, ka qenë një matematikan zviceran, shok klase i Ajnshtajnit që e ndihmoi në teorinë e tij të relativitetit.

Në emrin e tij, prej shumë vitesh zhvillohen nën kujdesin e shkencëtarëve të mëdhenj të kësaj fushe, kongreset Marcel Grossman. Qëllimi i këtyre kongreseve që organizohen prej 1985- kongresi më i vjetër në këtë fushë,- është t’u ofrojë nxitje shkencëtarëve që të thellojnë kuptimin tonë  të strukturave të hapësirë-kohës, ashtu si dhe të analizojnë gjendjen e eksperimenteve në vazhdim që synojnë të testojnë teorinë e gravitacionit të Ajnshtajnit.

Drejtuesi dhe themeluesi i këtij kongresi, së bashku me nobelistin Abdus Salam prej 1985 është njeri nga shkencëtarët më të mëdhenj të fizikës teorike në botë,Remo Ruffini, drejtor i Qendrës Botërore të Astrofizikës Relativistike.

Ideja themelore e punimit

Ideja themelore e  punimit të Shpëtim Nazarkos në fjalë ,për të interesuarit e fizikës mund të gjendet në https://www.worldscientific.com/doi/epdf/10.1142/9789811258251_0106. Krejt referimi gjendet në përmbledhjen me 3 vëllime të referimeve në atë kongres.

Punimi me titull: shprehja e re e energjisë, dhe përdorimi i parametrave hapësinorë për të arritur Unifikimin,bazuar në idetë e Ajnshtajnit dhe Uilerit (Wheleer) përfaqëson një përpjekje origjinale në drejtimin kryesor që kërkon fizika sot-Unifikimin, me formulat e veta koherente, me një numër të kufizuar konstantesh fizike, etj. Në lidhje me punimin, formulat në fjalë, kishte shprehur konsiderata vlerësuese një shkencëtar i madh rus, Igor Byluzhenkov.

Ai  shprehte vlerësimin për këtë punim dhe në një botim të mëhershëm shkencor të tijin, në një revistë të Astrofizikës.

Vlerësimi i shkencētarit rus në Astrofizika

Më poshtë gjeni si duket botimi i referimeve të Kongresit të 15, që mund të porositet në internet.

Komenti i profesor Fugës

Profesor Fuga, lektor në Paris dhe kërkues në qendra elitare franceze u takua me Nazarkon para disa ditësh. Pas takimit, ai shkroi këtë status në facebook, status që ekzalton suksesin e arritur nëpërmjet botimit, synon të paraqesë të thjeshtëzuar idenë kryesore dhe të shtrojë shqetësimin për cilësinë e teksteve të shkollës tonë..

Filozofi, fizikë, gjeopolitikë me mikun tim Shpëtim Nazarko një ditë të nxehtë behari te Melissa në Durrës.

Kishte edhe miq të tjerë, por po i lë një çikë qetë këtë radhë!

Urimet më të mira mikut tim Shpëtim Nazarko për pjesëmarrjen në Kongresin e 15-të, mbi teorinë e përgjithshme të relativitetit, mbajtur në Romë, si edhe botimin e kumtimit shkencor ku Arban Uka dhe Shpëtim Nazarko kanë paraqitur idenë dhe interpretimin e tyre mbi shprehjet e reja të energjisë dhe parametrat hapësinorë për të realizuar unifikimin bazuar te teoritë e Ajnshtajnit dhe Wheeler.

Këtu në një ditë vape korriku duke dëgjuar me ëndje mikun tim dhe diskutuar me të për shprehjen gjuhësore dhe matematikore të botës kuantike, për filozofinë e re bazuar te zbulimet dhe interpretimet kuantike që nga Punkareja, De Brojli, Bohri deri te Heizenbergu, Shredingeri!

Në fakt atë ditë i fala me qejf mikut tim librin e Max Plankut blerë gabimisht në Paris sepse kishte shume formula matematikore dhe nuk penetroja dot në to! Ai po! E do shumë atë konstanten e Plankut!

Unë kurrë nuk fal libra, por ai e meriton !

Po hallin se kam këtu. Shpëtim Nazarko kur e pyet vlerëson arsimimin e tij dikur në shkollën e mesme, shahist i shkëlqyer, njohës i fizikës kuantike, mendimtar në fushën e filozofisë të shkencave, gjeopoliticien, botues!

Të mendosh se filozofia sot në shkollën e mesme ka mbetur deri te fizika e Njutonit! E shumta deri te konceptet e mekanicizmit dhe materializmit !

Me shekuj pas!

Si të ulurish!

Ku të lehësh si qen!

Ku të kafshosh si ujk!

Lëre se nuk të dëgjojnë, por as të kuptojnë. Të shohin me ca sy idiotë dhe rrinë si hunj gardhi!

A na jep vota ky Heizenbergu ? – duket sikur pyesin. Po tendera a bën?

Të gjitha këto që brezat të mos mbesin injorantë dhe idiotë në logjikë dhe botëkuptim!

Nazarko i Madh buzëqesh kur i çaj veshët me këto piskama!

Është një çikë si shumë elitar dreqin e vet! Unë jam masovik E dua dijen për masat!

Urime shumë zotit Uka dhe atij!

Next Post
Hapet gara për aksin Milot-Fier/ Ministrja Balluku: Do të ketë ndikim në ekonominë e vendit

"Do transformojë ekonominë dhe turizmin"/ Projekti për aksin Milot-Fier, Rama: S’është tender i parafabrikuar! Garë e drejtë

Comments 1

  1. Tosi says:
    4 years ago

    Ti o Tan Fuga ke te drejte ndoshta te merakosesh intelektualisht per: “ Lëre se nuk të dëgjojnë, por as të kuptojnë. Të shohin me ca sy idiotë dhe rrinë si hunj gardhi!

    A na jep vota ky Heizenbergu ? – duket sikur pyesin. Po tendera a bën?

    Të gjitha këto që brezat të mos mbesin injorantë dhe idiotë në logjikë dhe botëkuptim! “
    Po merakosu edhe per gazetarin e EuroNews Albania qe thote “muhaxhedinet” sot ne lajmet e tyre. Si 80-90% e shqiptareve te “infraktit”!!!
    Ke degjuar per dizlesinë ti o profesor i madh??!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Media mes hetimit dhe verdiktit

May 17, 2026
Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

May 17, 2026
Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore

Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore

May 17, 2026
Tirana i del krah studentëve në Maqedoni: Mos e lini gjuhën tuaj, trima!

Tirana i del krah studentëve në Maqedoni: Mos e lini gjuhën tuaj, trima!

May 17, 2026
Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

May 17, 2026
Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

May 17, 2026
Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

May 17, 2026
Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

May 17, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

“Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

May 17, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In