• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sukses me dozat anti-COVID në Gjermani, ja përse nuk ka shumë persona që refuzojnë

by
16/08/2021 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania po debaton për privilegjet që mund të krijohen për të vaksinuarit. Kjo që të inkurajohen ata që refuzojnë vaksinimin për t’u vaksinuar dhe për të arritur në Gjermani atë që quhet imunitet i tufës.

Politika dhe mediat në Gjermani diskutojnë shumë për një çështje: Si të binden personat që nuk e kanë bërë ende vaksinën, që ta bëjnë edhe të imunizohen ndaj Covid-19. A do të ndihmonte përshembull që analizat e Coronës të mos ofrohen më falas, por të bëhen me pagesë? Kur dëgjon këtë të krijohet përshtypja se në Gjermani ka shumë refuzues të pandreqshëm vaksine. Po a është kjo e vërtetë?

Shifrat tregojnë se gota nuk është gjysmë e mbushur, por është duke u mbushur plot. Sipas të dhënave të Robert Koch Institut (RKI), deri më 12 gusht në Gjermani janë vaksinuar më shumë se 52,2 milionë vetë (62,8 përqind e popullsisë së përgjithshme), të paktën një herë kundër COVID-19.

Krejtësisht të imunizuar janë 46,6 milionë vetë (56,1 përqind). Dhe kush ka bërë deri tani një vaksinë, do e bëjë tjetrën maksimumi pas gjashtë javësh duke u futur tek ata që janë imunizuar krejtësisht.

Gatishmëria për vaksinim është e madhe 

Duket sikur shifrat janë të ulëta: Pak më shumë se gjysma e popullsisë. Pra, shumë më pak njerëz se synimi që ka RKI, për të krijuar imunitetin e tufës, i cili kërkon të paktën që 80 përqind e popullsisë të jetë vaksinuar.

Por, për të kuptuar nëse vërtet ekziston refuzim i konsiderueshëm për vaksinimin, është e nevojshme që të kuptohen shifrat sipas grupeve të popullsisë. Dhe aty bëhet e qartë se mes të moshuarve synimi ka kohë që është arritur: 85,6 përqind e mbi gjashtëdhjetëvjeçarëve janë vaksinuar tashmë dhe 81,7 përqind kanë madje mbrojtje të plotë, thonë të dhënat e RKI.

Tek mosha nga 18 deri 59 vjeçare pjesa e atyre që janë vaksinuar është duke u rritur: 63,4 përqind janë vaksinuar një herë dhe 58,3 përqind janë vaksinuar krejtësisht. Vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë nga 12 deri 17 vjeç shifrat janë të ulta: Vetëm 23,1 përqind e tyre kanë marrë vaksinën e parë dhe 13,7 përqind janë vaksinuar plotësisht.

Coronavirus | Berlin PK RKI-Präsident WielerKreu i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler 

Nuk ka kohë që ka dalë vaksina për të gjithë

Po të vëresh këto shifra, sheh se ka ende shumë për të bërë. Por nuk duhet harruar se ka vetëm pak muaj që vaksina është aprovuar për masën e gjerë të njerëzve në moshë pune. Në muajin maj mori fund vaksinimi me grupe prioriteti. Që prej majit lejohet që të vaksinohen edhe njerëzit që nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara nga shëndeti apo profesioni.

Për fëmijët dhe të rinjtë vaksina është aprovuar në vendet e BE-së, në fund të muajit maj, dhe duhet thënë se komisioni gjerman përgjegjës për vaksinimin këshillon që vaksina të bëhet vetëm nga ata që kanë arritur moshën madhore dhe kanë histori sëmundjesh të mëparshme. Shumë mjekë kanë qenë javët dhe muajt e fundit të rezervuar ndaj vaksinimit të fëmijëve dhe të rinjve. Që prej fillimit të gushtit, nxitur edhe nga politika është shtuar përkrahja e vaksinimit të fëmijëve, para fillimit të vitit shkollor.

A ka më shumë të vaksinuar se sa mendohet?

Me siguri që ekzistojnë disa shifra që nuk dalin në dritë, për numrin e njerëzve me imunitet. Nga njëra anë, këtu bëjnë pjesë ata që janë vaksinuar në vende të tjera dhe nuk janë futur tek statistikat e Gjermanisë. Nga ana tjetër, ka njerëz që janë sëmurë me COVID-19 para se të bënin vaksinën, prandaj nuk marrin dy vaksina por vetëm një. Këta futen gabimisht tek grupi i njerëzve pjesërisht të imunizuar.

Kësaj i shtohet edhe fakti që me sa duket jo të gjithë mjekët, sidomos mjekët e ndërmarrjeve, nuk kanë njoftuar edhe RKI për gjithë vaksinat e bëra. RKI publikoi më 10 gusht rezultatet e një sondazhi të zhvilluar mes 1005 të rriturve të zgjedhur në mënyrë përfaqësuese, prej të cilëve 84,5 përqind ishin vaksinuar një herë. 59 prej tyre ishin krejtësisht të vaksinuar.

Zum Check inVaksinimi lehtëson edhe udhëtimin

Mes atyre që bëjnë pjesë në grupin e mbi 60 vjeçarëve, madje 94,3 përqind thanë se ishin vaksinuar të paktën njëherë. Kjo tregon se shifrat faktike janë rreth pesë përqind më të larta se sa shifrat e statistikave aktuale.

Për t’u përmendur janë edhe përgjigjet e dhëna për gatishmërinë e vaksinimit: 91,6 përqind e të pyeturve ishin vaksinuar ose thanë, se do të vaksinohen. Në këtë mënyrë shihet se numri i refuzuesve të vaksinës është më pak se sa dhjetë përqind.

Piku ka kaluar, por vaksinimi vazhdon 

Me përparimin e vaksinimit të popullsisë kanë kaluar edhe periudhat e pikut të aksioneve të vaksinimit. Në muajin maj dhe qershor ka pasur ditë të veçanta ku mjekët kanë bërë më shumë se 1,4 milionë vaksina në Gjermani. Por gatishmëria për vaksinimin nuk është gjithnjë e konsiderueshme.

Kështu për shembull muajin e fundit (nga 11 korrik deri 11 gusht) nuk ka pasur ditë që të jenë bërë më pak se 100.000 vaksina. Në shumë prej ditëve madje edhe më shumë. Përshembull vetëm më 10 gusht u vaksinuan 412.527 vetë dhe një ditë më vonë 511.428 –pra gati një milionë vetë brenda dy ditëve. Kurba e vaksinave të bëra çdo ditë, është duke rënë për shkak të suksesit në rritje të vaksinimit.

Kur arrihet imuniteti i tufës?

Deri në mes të muajit tetor mendohet që të gjithë të jenë vaksinuar, si ata që duan dhe ata që përpiqen tani të lenë takimin për të bërë vaksinën. Sidoqoftë, vaksinat nuk mungojnë. Realist është plani, që deri në fund të muajit tetor të arrihet vaksinimi që kërkohet për të krijuar imunitetin e tufës, prej 80 përqind të popullsisë së përgjithshme. /DW/

/b.h

Next Post
Zjarret shkatërrojnë qindra hektarë pyje e kullota në tre qarqe të vendit, në terren edhe dy helikopterë nga Holanda e Çekia

Zjarret shkatërrojnë qindra hektarë pyje e kullota në tre qarqe të vendit, në terren edhe dy helikopterë nga Holanda e Çekia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In