• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sugjerim Komisionit Hetimor parlamentar, për të administruar një provë të re kundër Ilir Metës

by Altin Ketro
23/05/2021 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Të mërkurën e 19 majit 2021, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli Sali Berishën si person “non grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për DASH-in, Berisha konsiderohet si i përfshirë në: “Veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”.

Të enjten, datë 20 maj 2021, ora 18:00, ish-kryeministri Berisha jep një konferencë shtypi në të cilën deklaron se do padisë për shpifje në gjykatat franceze, zotin Blinken. Po në këtë konferencë shtypi, Berisha u pyet se: “Si e shihni faktin që Meta ka zgjedhur heshtjen dhe ende nuk ka reaguar?” Përgjigja e tij ishte: “Unë mendoj se është normale, s’ka asnjë lloj shkaku pse të flasë, unë prononcohem vetë siç e shihni.”

Ditën e shtunë, datë 22 maj 2021, ora 10:05, presidenti Ilir Meta bën prononcimin e parë në lidhje me çështjen “Berisha”, dhe ndër të tjera ai shkruan në rrjetin social Facebook: “… ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite…”

Pra, Berisha kur u pyet pasditen e së enjtes për mos reagimin e Ilir Metës, e fshehu faktin që paradite kishte marrë një mesazh solidariteti prej tij. Ai nuk e përmendi mesazhin e presidentit Meta, të cilin ky e pranon vetë që ia kishte dërguar disa orë përpara se të mbante konferencën për shtyp.

U deshën 48 orë që presidenti Meta ta bënte publik atë mesazh që i dërgonte Berishës të enjten paradite. Për çfarë shërbeu kjo kohë kaq e gjatë? Cili ishte shkaku që nuk e bëri publik menjëherë që të enjten kur ia dërgoi? Çfarë ndryshimi ka nga e enjtja në të shtunë?

Gjatë këtyre zhvillimeve të rëndësishme politike, bashkëshortja e presidentit ndodhej në Shtetet e Bashkuara ku pati shkuar për një takim me… kushërirën e saj këngëtare si dhe me një reper amerikan. Si asnjëherë më parë kur ka shkuar nga SHBA, ajo nuk pati asnjë takim në institucionet amerikane.

Gjithsesi, reagimi në publik i presidentit Meta me statusin i tij në Facebook, kishte fjalë të rënda drejtuar Departamentit të Shtetit dhe sekretarit Blinken. Presidenti ishte kujdesur që t’i godiste pa i përmendur me emër të përveçëm, por që nënkuptohej fare lehtë sepse vendimi kundër Berishës u bë publik nga vetë zoti Blinken.

Midis 78 fjalëve që formonin fjalitë e tij ndaj vendimit të sekretarit Blinken,  20 prej tyre përmbanin fjalë që nuk i takojnë një kryetari shteti të tilla si: “Akt i shëmtuar, pabesi, poshtërsi,  lobingje antishqiptare, financues që shpallën hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e partisë, marrëzi, pacipëri”.

Nervozizmi i presidentit për të përdorur një gjuhë kaq të ashpër, të cilën për çudi e shmangu edhe vetë i akuzuari kryesor me emër e mbiemër, Sali Berisha, tregon panikun që e ka kapur presidentin tonë edhe pse në vendimin e DASH-it ai nuk përmendet me emër.

Nëse presidentit Meta i “djeg miza” kur sekretari Blinken thekson “pasurimin e aleatëve të Berishës” apo që “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura”, kjo tregon që Ilir Meta e pranon se është pjesë e këtyre allishverisheve. Atëherë le ta pranojë hapur që është ai një nga aleatët e Berishës që nënkupton zoti Blinken. Kjo do të ishte më e ndershme dhe do merrte më shumë kuptim edhe përgjigjja e tij e pahijshme.

Në këtë kuadër, ky mesazh “solidariteti” i presidentit Meta drejtuar aleatit të tij Berisha, duhet të administrohet nga Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e shkeljeve të presidentit,  si një tjetër provë e rëndësishme e degradimit në publik të gjuhës së presidentit të republikës.

Se çfarë bën ai e se çfarë shkruan në mënyrë private me të tjerët, kjo i takon atij. Por kur mesazhet e tij më pas i bën publike, ato marrin automatikisht vlerën e qëndrimit të postit të lartë që ai mban. Pra janë qëndrime të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe trajtohen si të tilla në marrëdhënie me qeveritë e shteteve të tjera, në rastin konkret SHBA-në, të cilën e kemi aleatin tonë më të madh strategjik. Kjo ndërhyrje pa takt në marrëdhëniet e politikës së jashtme me aleatin tonë, e cila është atribut ekskluziv i qeverisë shqiptare, nuk duhet të kalojë në heshtje nga Komisioni i Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë.

Next Post
Zhgënjim nga shtetet fqinje! Italia dhe Greqia s’dhanë asnjë pikë për Anxhelën. Vetëm 4 vende e votuan

Zhgënjim nga shtetet fqinje! Italia dhe Greqia s'dhanë asnjë pikë për Anxhelën. Vetëm 4 vende e votuan

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    A eshte i sigurte zoti Meta( i zgjedhur nga parkamenti) dhe jo nga sovrani ,se perfaqson shqiptaret ne shumice ? Eshte mije % se ai nuk eshte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In