• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suedia dhe Finlanda në NATO/ Meta firmos protokollin e anëtarësimit: Zhvillim historik! Mbështetet në çdo hap nga Shqipëria

by
10/07/2022 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 2 ligjet sa i përket anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

1.  Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

2. Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Meta e ka cilësuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO një zhvillim të madh historik i cili mbështetet në çdo hap nga vendi ynë.

‘Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!’- thuhet në njoftim

Kujtojmë se ratifikimi me procedurë të përshpejtuar u mbajt më 7 korrik gjatë seancës plenare.

Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.

Pak ditë më parë, ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.  Në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.

NATO ftoi Suedinë dhe Finlandën  që t’i bashkohen aleancës ushtarake në një nga ndryshimet më të mëdha në sigurinë evropiane në dekada pasi pushtimi rus i Ukrainës i shtyu Helsinkin dhe Stokholmin të heqin dorë nga ‘tradicionalja’ e neutralitetit.

/e.d

Next Post
Vrau babain dhe nuk u pendua/ Gjykata e Lushnjes cakton masën e sigurisë për Andrea Stasën

Vrau babain dhe nuk u pendua/ Gjykata e Lushnjes cakton masën e sigurisë për Andrea Stasën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

September 27, 2026
Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com