• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suedezët prodhojnë një Nobel alternativ për Letërsinë

by Java News
03/07/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Akademia suedeze i anuloi planet e dhënies së Nobelit të Letërsisë këtë vit, një grup figurash të njohura në vend janë mbledhur bashkë për të krijuar një version alternativ të ceremonisë së çmimeve prestigjioze, në shenjë proteste ndaj skandalit që ka paralizuar këtë institucion.Njoftimi i pezullimit u dha në muajin maj dhe ishte pasojë e akuzave për ngacmim seksual ndaj Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i njërës prej anëtareve të jurisë, Katarina Frostenson.Ngjarja shkaktoi një tërmet të vërtetë, duke sjellë një valë dorëheqjesh dhe shtyrjen e ceremonisë së sivjetshme. Por tani, më shumë se 100 shkrimtarë, aktorë, gazetarë e figura të tjera nga fusha e kulturës kanë krijuar një akademi të re, e cila do ta dorëzojë çmimin e saj këtë vjeshtë, duke respektuar kështu afatin e përhershëm të Nobelit.

 

Në një deklaratë të përbashkët, ata thonë se vendosën ta hidhnin këtë hap me qëllimin që t’u rikujtojnë njerëzve se letërsia dhe kultura duhet të promovojnë demokracinë, transparencën, empatinë dhe respektin, pa asnjë privilegj, arrogancë apo gjurmë seksizmi.

“Në një kohë kur vlerat njerëzore po vihen çdo ditë e më shumë në dyshim, letërsia – theksohet aty, – bëhet një kundërforcë edhe më e rëndësishme në luftën kundër kulturës së heshtjes dhe nëpërkëmbjes”.

Akademia e re i ka ftuar të gjitha bibliotekat e Suedisë që të dërgojnë listat e tyre me autorët më të mirë, që duhet të kenë shkruar të paktën dy libra, një prej të cilëve të jetë botuar gjatë 10 viteve të fundit, përgatiti Koha.

Next Post
Letër e hapur / Përse kështu zoti President?!

Teatri/ Bruno Shllaku rrëfen bisedën me Kadri Roshin: “Me vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In