• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Substanca kimike tek vezët që ka trembur gjithë Europën

by Java News
11/08/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesëmbëdhjetë vende të BE-së, përfshirë edhe Hong Kongu-n dhe Zvicrën, kanë marrë vezë të kontaminuara me insekticid fipronil, thotë Komisioni Evropian.

Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në Suedi, Francë, Britani, Austri, Irlandë, Itali, Luksenburg, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Danimarkë.

Të ndodhur përballë një situate të tillë, shqetësimi i konsumatorëve po rritet vazhdimisht mbi rreziqet e mundshme shëndetësore. Ekspertët thonë se shëndeti ynë rrezikohet realisht vetëm nëse konsumojmë shumë vezë të kontaminuara me këtë lloj insekticidi.

ÇFARË ËSHTË FIPRONIL

Fipronili është një insekticid, i cili përdoret për mbrojtjen e bimëve dhe në veterinari kundër pleshtave të bimëve, morrave dhe merimangave. Në shpendët që përdoren për ushqim, fipronili nuk duhet të përdoret, psh tek pulat ai është i ndaluar. Vlerat e fipronilit në vezët e prekura nuk janë veçanërisht të larta dhe për këtë arsye nuk janë të rrezikshme për të rriturit. Megjithatë autoritet dhe ekspertët këshillojnë që fëmijët të mos hanë vezë të ndotura, shkruan javanews.al

PËR ÇFARË PËRDORET

Fipronil përdoret si insekticid aktiv tek shpendet, kafshet apo bimet, në një përqendrim prej rreth 9.8 për qind. Sidoqoftë, ajo është kategorikisht e ndaluar në trajtimin anti-pleshtave të kafshëve për konsum njerëzor, pasi është e rrezikshme për mëlçinë, veshkën dhe tiroidin

SIMPTOMAT NË RAST HELMIMI

Ekspertët thonë se personat e helmuar me këtë pesticid shfaqin shenja klinike si të përziera, të vjella, marrje mendsh dhe simptoma epileptike

15 VENDE TË BE REZULTOJN TË PREKUR

Komisioneri Europian për sigurinë e ushqimeve u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të ndalojnë së fajësuari njëra-tjetrën për skandalin e vezëve të kontaminuara.

Komisioni Europian pritet të mbajë një mbledhje më 26 shtatorë në lidhje me këtë çështje.

Analizat laboratorike zbuluan se një sasi e madhe vezësh që vijnë kryesisht nga Holanda janë kontaminuar me fipronil, insekticid i ndaluar në industrinë ushqimore të BE-së. /javanews.al/ a.ç

Next Post
Merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht makina në Llogara (VIDEO)

Merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht makina në Llogara (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com