Luis Suarez nuk beson se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, braziliani Neymar, do t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.
Neymar është larguar nga Barcelona në verën e këtij viti duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.
Së fundi është raportuar se Neymar mund të kthehet në La Liga në të ardhmen, por te rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi.
Por Suarez nuk beson se kjo do të ndodhë. “Nuk mund ta mendoj kurrë Neymarin duke luajtur për Real Madridin, nuk e shoh këtë të ndodhë assesi”, ka thënë Suarez për gazetën “Marca”.
“Unë e njoh Neymarin dhe e di admirimin që ka ai për Barcelonën dhe ish-bashkëlojtarët e tij dhe për këtë arsye nuk mund ta përfytyroj atë të luajë për Real Madridin”, përgatiti Koha. (b.an)











