• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sturdimi për pasojat e rënda të COVID-19: Arsyeja mund të jetë gjenetike

by Java News
25/09/2020 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy studime të ngjashme të botuara në revistën prestigjioze Science mund të vejnë dritë mbi mekanizmat e infektimit nga koronavirusi i ri, identifikimin  e personave me rrezikshmëri të lartë dhe si pasojë  parandalimin dhe trajtimin e rasteve më të rënda të COVID-19.

Botimet vijnë si rezultat i një studimi të COVID Human Genetic Effort (COVIDHge), një konsorcium prej 50 institutesh dhe spitalesh në botë.  Sipas studiuesve, rreth 15% e rasteve të rënda të studiuara, në mbi një mijë pacientë, kishin origjinën në një defekt gjenetik dhe të përgjigjes imunitare.

Më në detaj, mund të thuhet se 10% e atyre që zhvillojnë një formë me pasoja të rënda të COVID-19 kanë disa antikorpe që nuk funksionojnë mirë, dhe neutralizojnë një molekulë shumë të rëndësishme në mbrojtjen nga mikrobet dhe viruset, interferoni i tipit 1. Praktikisht, antikorpet e gabuara në vend që të sulmojnë virusin, shkatërrojnë sistemin imunitar duke i lënë COVID-19 një “fushëbetejë” të pambrojtur.

Personat që kanë këtë lloje antikorpesh janë rreth 95% meshkuj dhe 50% prej tyre kishin një moshë 65 vjet e sipër.

“Mendojmë që antikorpet që godasin interferonin mund të shpjegojnë një pjesë të mirë të rasteve të rënda me COVID-19”, shpjegon Lorenzo Piemonti, një nga autorët e studimit.

Sërish i lidhur me interferonin rezulton edhe studimi i dytë, që tregon se  një 3.5% të sëmurësh nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm nga këto molekula të rëndësishme, për shkak të disa mutacioneve gjenetike.

Në të dy rastet, rikthimi i sasisë së duhur të interferonit shihet si një zgjidhje efikase kundër pasojave të COVID-19 në organizëm, dhe për këtë arsye pacientëve do t’ i jepet një sasi interferoni beta, i cili zakonisht përdoret në të sëmurët me hepatit.

Next Post
VIDEO/ Arrestohet 30-vjeçari me ‘Audi’ në Farkë, kishte armë zjarri brenda çantës ‘Gucci’

VIDEO/ Arrestohet 30-vjeçari me ‘Audi’ në Farkë, kishte armë zjarri brenda çantës ‘Gucci’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com