• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stuhia/ Nga rrugët, te portet dhe aeroportet, Balluku: Ekipet janë në terren. 16 fidera po riparohen, prurjet në kaskada të menaxhueshme

by Java News
04/11/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi sot raportin e MIE mbi situatën në vend.

Në raport thuhet se, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka  përpiluar një  raport për situatën e reshjeve  përgjatë 24 orëve të fundit.

Raporti, të cilin e ka shpërndarë ministrja Belinda Balluku në faqen e saj zyrtare në “Facebook” jep një panoramë të qartë për rrugët, energjinë, portet dhe aeroportet në vendin tonë dhe puna që është bërë në përballimin e stuhisë.

Ministria thotë se të gjitha ekipet, të cilat janë nën varësinë e saj janë në terren dhe po mbajnë situatën nën kontroll.

Postimi i ministres Balluku: 

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme. Janë raportuar disa problematika, ndërkohë që të gjitha strukturat nën varësinë e MIE ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika.
⚡️ENERGJIA
Aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100 punonjës të OSSH.
Në të gjitha linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk ka pasur asnjë avari apo ndërprerje të energjisë. Në kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por të cilat janë të menaxhueshme.
AKSET RRUGORE
Në rajonin Verior ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona të segmenteve Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Kukës – Shishtavec, Vau Dejës – Pukë, Bajram Curri – Valbonë, Qafë Mali Fierzë Ura e Fanit – Kryqëzim Hadroj, Bujan – Qafë Morinë, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme dhe në këto segmente qarkullohet normalisht.
Në rajonin Qendror problem është krijuar vetëm tek zona “Shkëmbi Kavajës” ku ka pasur prani uji në korsinë e djathtë. Qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka patur rënie gurësh të cilat janë pastruar gjatë natës.
Në rajonin Jugor, është punuar pandërprerje për pastrimin e aksit Përmet – Çarshovë, ku tashmë qarkullimi vijon normalisht. Gjithashtu, rënie materialesh në rrugë ka pasur edhe në Zëmblak – Dogana Goricë, në zonën e Muzinës, Levan – Damës dhe Damës – Tepelenë. Korçë – Voskopojë, Berat – Çorovodë, Ura e Gjormit – Ura e Laskos, Podgorie – Liqenas, por janë pastruar dhe qarkullimi kryhet pa problematika.
FURNIZIMI ME UJË
Në rajonin UK Elbasan, bashkia Peqin, për shkak të ndërperjes së energjisë elektrike ka pasur stakim në stacionet e pompimit. Në rajonin UK Korçë, bashkia Maliq, u rikthye energjia elektrike dhe stacionet e pompimit janë në punë.
Në rajonin UK Gjirokastër, aktualisht shfaqen probleme furnizimi në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë për shkak të dëmtimit të tubit të furnizimit për depot e këtyre dy fshatrave.
Në rajonin UK Pogradec, gjatë natës ka pasur ndërprerje të shërbimit në fshatin Gurras dhe Zervaskë, pasi po kryhen punime tek stacioni i pompimit Gurras.
Në rajonin UK Durrës dhe Lezhë, ka pasur reshje të dendura shiu duke ngarkuar infrastrukturën e kanalizimeve, por situata është kthyer në normalitet.
⚓️PORTET DHE ✈️AEROPORTET
Në Portin e Durrësit nuk janë shfaqur problematika si dhe nuk ka pasur pezullim të operacioneve portuale. Tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara. Edhe në Portin e Vlorës nuk janë raportuar problematika.
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit deri më tani nuk raportohen problematika./m.j
Next Post
Zgjerohet konflikti/ Sulm nga toka e ajri, ushtria izraelite e Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Zgjerohet konflikti/ Sulm nga toka e ajri, ushtria izraelite e Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In