• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Stuhia ‘Daniel’ godet Libinë pas Greqisë, mbi 3 mijë viktima dhe 10 mijë të zhdukur

by Java News
12/09/2023 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 3 mijë njerëz kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë u konsideruan si të humbur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel që goditën Libinë lindore, tha një zyrtar të martën duke cituar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

“Ne konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se numri i personave të zhdukur ka arritur në 10,000 persona deri më tani. Numri i të vdekurve është i madh dhe mund të arrijë mijëra”, tha Tamer Ramadan, kreu i misionit të KNKK-së në Libi.

Othman Abdul Jalil, ministër i shëndetësisë i qeverisë së emëruar nga parlamenti, tha se shumica e viktimave ishin në qytetin bregdetar Derna. Qytetet e tjera të prekura nga katastrofa e fundjavës përfshijnë Bengazin, Bayda, Al Marj dhe Soussa.

Jalili tha se ishin mijëra persona të zhdukur nga kjo katastrofë natyrore, por ai nuk dha një shifër të saktë. Një burim brenda Gjysmëhënës së Kuqe Libiane tha se shumica e njerëzve vdiqën nga mbytja ose nga shembja e ndërtesave të banimit.

Rreth 7 mijë familje mbetën të bllokuar në zonat e prekura dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për evakuimin e tyre, tha burimi. Gjysmëhëna e Kuqe Libiane humbi katër nga punëtorët e saj teksa ndihmonte në përpjekjet e shpëtimit, sipas zyrtarit, raportojnë mediat e huaja.

Ossama Hamad, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, të hënën tha se numri i të vdekurve vetëm në Derna arriti në 2 mijë dhe mijëra të tjerë janë konsideruar si të zhdukur.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit të Libisë me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e përmbytura si zona fatkeqësie dhe shpalli 3 ditë zie kombëtare.

Georgette Gagnon, rezidente e OKB-së dhe koordinatore humanitare në Libi, tha se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga ndikimi i rëndë i stuhisë, e cila dërgoi një ekip të emergjencës për të mbështetur autoritetet lokale dhe partnerët në rajon.

Raportet fillestare tregojnë se dhjetëra fshatra dhe qytete janë prekur nga stuhia, ku ka pasur dëmtime në infrastruktura dhe humbje jetësh, shtoi ajo.

Next Post
VIDEOLAJM/ UEFA i bën jehonë golit të Asanit, merr mijëra pëlqime në rrjet

VIDEOLAJM/ UEFA i bën jehonë golit të Asanit, merr mijëra pëlqime në rrjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In