• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Stuhi ere dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, meteorologia: Nesër pritet të bjerë dëborë në këto zona

by Java News
03/02/2020 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë me temperatura të ulëta, stuhi e ere e reshje bore në 90% të territorit. Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme. Meteorologia Lajda Porja në një lidhje me News24 ka dhënë një informacion të hollësishëm për motin që pritet këtë javë që ndryshe nga këto ditë të ngrohta, pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave për shkak të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut.

“Shkurti është futur me temperatura goxha të larta këto ditët e para, deri në vlerën 19 gradë, janë gati 7 gradë më të larta. Pritet të ketë një ndryshim të situatës duke filluar që nga mesdita e së martës, pra që nesër ne presim që të kemi futjen e masave ajrore të cilat vijnë nga Poli i Veriut drejt Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Parashikohet në fakt që në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesi i së mërkurës që do jetë edhe më e ndjeshme pritet të kemi rënie drastike të temperaturave. Këto masa ajrore pritet të qëndrojnë gati një javë, pasi deri ditën e diel mbetemi në ndikimin e tyre. Pritet të kemi dhe një paqëndrueshmëri.

Pasditja e së martës gjatë natës dhe mëngjesi i së mërkurës sjell edhe reshje në territor. Meqenëse kemi dhe rënie të temperaturave duke bërë që i gjithë territori, duke përfshirë dhe një pjesë të bregdetit do jetë në vlera negative të gjitha reshjet që do bien do jenë reshje dëbore. 90% e territorit do ketë reshje dëbore, ku më problematike situata do paraqitet në zonat lindore, kryesisht në verilindje, ku pritet që në zona të thella të kemi dhe 40-50 cm dëborë, ndërkohë pjesa tjetër e territorit, përfshirë edhe zonën e ulët pritet që të shikohen flokë dëbore dhe në sasi më të pakta. Madje pritet që të ketë edhe një pjesë e Jugut, pra Llogaraja, të gjitha zonat malore jugore do kenë reshje dëbore por mund të vërehen flokë dëbore edhe në bregdetin e Vlorës apo Sarandës, më e rrezikuar kjo gjatë natës së martë dhe paraditja e së mërkurës”, tha meteorologia Porja.

Sipas saj, edhe në Tiranë mbetet i rrezikuar i gjithë territori edhe kryeqyteti, sidomos periferia e mali i Dajtit. Por ajo vuri theksin tek stuhitë e erës që do prekin vendin.

“Duke qenë se reshjet do qëndrojnë shumë pak, sasia e tyre do jetë e papërfillshme, pasi reshjet do jenë gjatë natës së martës dhe vetëm deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë. Më pas do kemi përmirësim të motit për sa i përket reshjeve. Problematike do jenë temperaturat deri të dielën dhe do ketë një përmirësim nga e diela dhe në vijim.

Ajo që dua të theksoj është se ne presim që të ketë stuhi të fuqishme të erës, të cilat do fillojnë që mbrëmjen e së martës e do jenë prezentë deri të premten. Madje në pjesën më të madhe të kohës era do të jetë me 70-80 km në orë, ndërkohë në brigjet detare do ketë momente që do e kalojë edhe 100 km në orë, kjo kryesisht duke sjellë edhe probleme në trafikun detar. Stuhitë e erës parashikohen që të jenë të martën, të mërkurën dhe të enjten. Ditën e premte presim një ulje të intensitetit të shpejtësisë së erës por këto 3 ditë pritet të jenë problematike jo vetëm në bregdet por edhe në territor”, tha Porja.

Ajo shpjegoi më tej se parashikohet që kjo javë të shënojë temperaturat më të ulëta deri më tani në dimër.

“Kemi pasur një janar shumë të ngrohtë. Pritet që vlerat minimale të ulen në -9, -10 në zonat verilindore e juglindore, në zonat e thella mund të jenë dhe më të ulëta. Megjithëse pjesa e parë e shkurtit do jetë me ditë të acarta dimri, parashikohet që pjesa e dytë të jetë disi më e ngrohtë.
Dita e enjte dhe dita e premte, dy ditët më të ftohta të javës dhe më pas kemi një rritje të lehtë në fundjavë, më e ndjeshme do jetë nga e hëna dhe java tjetër. Këto masa ajrore që vijnë drejtpërdrejt nga Poli i Veriut përfshijnë gjithë rajonin, nuk do jetë vetëm Shqipëria. Edhe Greqia do jetë problematike për erën dhe temperaturat e ulëta.

Problematike mbetet era për gati 3 ditë me një shpejtësi goxha të fuqishme, sidomos në bregdet. Do kemi problem 2-3 ditë temperatura ekstremisht të ulëta, ku edhe në zonat e ulëta apo në kryeqytet mund të shënohet vlera -2, -3 gradë. Do kemi reshje dëborë, ku problematike mbetet verilindja, Kukësi, Puka, Bulqiza si dhe Juglindja ku shkon në zona të thella edhe 50 cm”, u shpreh meteorologia e njohur. /e.s/

Next Post
VIDEO/ Ky është terroristi që masakroi kalimtarët në Londër, momenti kur tre policë të veshur si civilë ekzekutojnë 20-vjeçarin

VIDEO/ Ky është terroristi që masakroi kalimtarët në Londër, momenti kur tre policë të veshur si civilë ekzekutojnë 20-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

May 16, 2026
“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

May 16, 2026
‘Hyrja në SEPA, kursejmë 20 mln euro vetëm vitin e parë’! Guvernatori i Bankës tregon përfitimet nga sistemi europian i pagesave

“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv

May 16, 2026
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

May 16, 2026
Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

May 16, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

May 16, 2026
Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

May 16, 2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

May 16, 2026
“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In