Stuhi të pazakonta shiu dhe breshëri përfshinë pasditen e djeshme disa zona të Bashkisë së Gramshit.
Dëme të mëdha janë shkaktuar veçanërisht në Njësisë Administrative Kukur.
Dëmet ishin të mëdha në vreshtari, pemtari dhe të mbjella të stinës në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath etj.
Po reshjet e shumta të shiut sollën probleme dhe në rrugët që lidhin disa fshatra me qytetin e Gramshit.
Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati. Prurjet e shumta kanë sjellë inerte dhe gurë që kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.
As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.
Bashkia dhe pushteti vendor po përpiqen me kapacitetet që kanë të normalizojnë situatën.