Studiuesi i mirënjohur Moikom Zeqo është shpallur qytetar nderi i Beratit, falë punës dhe kontributit të tij në shumë fusha. Deputeti socialist Eduard Shalsi përmes rrjetit social ka postuar edhe disa foto të ceremonisë.
“Moikom Zeqo, Qytetar Nderi i Beratit
Dite e vecante kjo e sotmja per Beratin qe e vleresoi Moikom Zeqon me titullin Qytetar Nderi. Veshtire ta karakterizosh me nje fjale mikun tim, Moikomin, per shkak te personalitetit te tij qe spikat ne shume fusha. Arkeolog, piktor, ikonograf, enciklopedist, studiues, muzeolog, shkrimtar, poet, ish minister i Kultures dhe ish deputet.
Librat e tij mbi Onufrin jane nje pasuri e cmuar qe hedhin drite mbi nje nga figurat e ndritura shqiptare te shekullit te XVI-te.
Nderimi i sotem eshte nje shprehje e respektit dhe mirenjohjes per kete figure shumedimensionale qe na ka risjelle me pasion dhe atdhedashuri ne kujtese pjese nga e kaluara e lavdishme e historise tone, pjese te identitetit tone, pjese te civilizimit tone.”- shkruan Shalsi.