• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

by A R
09/04/2026 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqip, Ismail Kadare edhe dimensionet e veprës së tij mund të cilësohen të mbyllura dhe tashmë ka ardhur koha e analizës. Pikërisht me këtë ide ka ardhur në Universitetin e Shkodrës studiuesi dhe pedagogu francez, Jean-Paul Champseix, i cili e ka njohur si Shqipërinë e viteve të komunizmit ashtu edhe veprën e Kadaresë.

Mbijetesa e shkrimtarit në regjimin komunist për studiuesin francez mbete një nga pikëpyetjet më të mëdha  që shoqëron figurën e shkrimtarit.

Edhe pse Kadare sipas studiuesit ka patur kritika nga sistemi për veprat e tij, ai nuk ka pësuar fatin e shkrimtarëve të tjerë. Dhe për këtë i referohet “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Pashallarët e kuq”, që i kushtoi largimin nga Tirana si formë persekutimi të Kadaresë. Por sërish arriti të mbijetojë. Madje sipas studiuesit francez, flitet gjithashtu se Enver Hoxha e ka mbrojtur Kadarenë.

“Në Paris kur e kam takuar e kam pyetur Kadarenë përse Enver Hoxha ju ka mbrojtur dhe më është përgjigjur se nuk e di”, është shprehur studiuesi francez.

Sipas tij, pikërisht këto pikëpyetje dhe natyrisht një xhelozi e vetë shqiptarëve duket se i kanë kushtuar edhe mungesën e çmimit Nobel.  Sinkron Jean-Paul Champseix, studiues francez

“Çmimi Nobel është ai që i ka munguar Kadaresë. Pra ishte statuti i tij si shkrimtar relativisht i lirë në një vend shumë të mbyllur komunist, më i egri në planet dhe si mund t’i shpjegohej një gjë e tillë Akademisë së Suedisë. Ndoshta mund të duket pak e pranueshme por Akademia Suedeze mbase nuk ka dashur që të marrë një risk që të kurorëzojë një shkrimtar i cili mund të kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit komunist. Ka shumë shqiptarë që i kanë shkruar Akademisë së Suedisë kundër Kadaresë që ia mos ta merrte atë çmim. Ka një dosje të madhe atje dhe ishte e vështirë për të sepse ishte te lista e të nominuarve. Ka patur shumë polemikë dhe kishte shumë që ishin xheloz ndaj tij me pyetje se përse ai nuk kishte pësuar persekutime si shkrimtarët e tjerë të cilët kishin përfunduar edhe në burg. Besoj që xhelozia ishte mjaft e rëndësishme në atë periudhë”, shprehet studiuesi Jean-Paul Champseix.

Për Jean-Paul Champseix, pavarësisht polemikave politike, Kadare mbetet mishërimi i Shqipërisë në Europë, një autor që e ndërtoi veprën e tij duke sakrifikuar qetësinë personale për hir të zanatit të shkrimtarit.

Next Post
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In