• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studiuesi amerikan i pasionuar pas shqipes, bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

by Java News
04/11/2022 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albanologu i mirënjohur amerikan, Brian D. Joseph është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave.  Ceremonia e dorëzimit të diplomës së albanologut Brian D. Joseph u mbajt ditën e sotme në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave. Brian D. Joseph u pranua anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me vendim të Asamblesë më 27 nëntor 2021.

Ceremoninë e çeli prof.dr. Aristotel Spiro, që paraqiti kontributet shkencore të albanologut amerikan Brian D.Joseph. Ai e quajti Brian D.Joseph, nga mendjet më të ndritura të albanologjisë moderne që me mprehtësinë e mendimit të tij ai ka rishikuar dhe saktësuar mjaft nga konceptet bazë të gjuhësisë teorike dhe ka kontribuuar që këto koncepte të perceptohen në një mënyrë më realiste.

Vetë Brian D. Joseph paraqiti ligjëratën akademike “Rëndësia e shqipes për mua dhe për të gjithë: jeta ime me gjuhën shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare”.

Ai e përcaktoi studimin e gjuhës shqipe me rëndësi të veçantë në njohjen e zhvillimit të njerëzimit dhe profilit të vetë shqipes në trungun e gjuhëve indeuropiane.

“Jam thellësisht i nderuar që jam emëruar Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke njohur kërkimet e mia në historinë dhe strukturën e gjuhës shqipe përgjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Për mua, t’i bashkohem radhës së shkencëtarëve të shkëlqyer që përfaqësojnë Akademinë, e ndër ta albanologëve më të shquar, është një njohje që as do të mund ta kisha ëndërruar para më se dyzetë vjetësh, kur iu futa studimit të shqipes si një mënyrë për të zgjeruar kuptimin tim për gjuhët ballkanike dhe për konvergjencën gjuhësore që ato shfaqin. Meqenëse në studimin e Ballkanit arrita më së shumti nga një perspektivë greke, për shkak të përgatitjes sime si helenist, kur u ndërgjegjësova për veçoritë mahnitëse që mund të shihen në gjuhën shqipe, vetëm atëherë fillova të çmoj plotësisht kompleksitetin e kontaktit gjuhësor në këtë pjesë të globit.”-tha albanologu amerikan Brian D. Joseph.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi i dorëzoi diplomën dhe e përgëzoi për kontributin e tij në hulumtimet akademik dhe kërkimet në terren.

“Brian D. Joseph është gjuhëtar i njohur amerikan, me kontribute të vlerësuara botërisht në studimet indoeuropeistike, ballkanologjike, helenistike dhe albanologjike. Mban titullin profesor i shquar dhe njihet për sukseset e tij shkencore në gjuhësinë krahasimtare dhe në tudimin e dialekteve, ku shqipja ka zënë gjithnjë e më shumë vend me rëndësi. Duke zbatuar metodat moderne të kërkimit shkencor ai i ka lartësuar cilësisht këto disiplina. Prof. Brian D Joseph ka arritur të ndriçojë anë të padukshme të ndryshimit dhe evolucionit gjuhësor, si dhe të teorisë së morfologjisë.

Duke gërshetuar hulumtimin akademik me kërkimin në terren, Brian D. Joseph ka zbuluar anë të panjohura të ndërveprimit të gjuhëve në kufi dhe të rolit të kontaktit ndërgjuhësor në kontekstin e marrëdhënieve të gjithanshme të shqiptarëve me popujt e tjerë të Ballkanit.

Si vazhdues i traditës më të mirë amerikane të studimeve shqiptare, ai e ka ndikuar për të nxitur dhe vendosur lidhje të qëndrueshme ndër-albanologjike. Shqipja në kontekst të gjuhëve indoeuropiane; shqipja dhe lidhja gjuhësore ballkanike; shqipja dhe gjuhët me ndikim për shkak të fqinjësisë historike; dialektet e shqipes; shqipja në studime krahasimtare, janë disa nga fushat në të cilat Brian D. Joseph shquhet si kontribuues cilësor.

Vetë dhe në bashkëpunim me albanologë, helenistë e indoeuropeistë të shquar ai ka botuar studime të rëndësisë parësore për identitetin, lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe, si: Sintaksa e shqipes; Një rikthim tek çështja e origjinës së shqiptarëve; Enigma e fjalëzës shqipe “po”; Zanoret e mesme supletive në shqip në optikën indoeuropiane dhe ballkanike; Shqipja online; Etimologjia e prefiksit “stër” të shqipes). Interesime të rëndësishme për shqipen gjenden edhe në veprat Manual për gjuhësinë krahasuese dhe historike indoeuropiane; Infinitivi në Ballkan në pikëpamjen sinkronike dhe diakronike; Gjuhët ballkanike etj.”-tha akad. Gjinushi.

/s.f

Next Post
Shiti dyqanin para 19 vitesh, qytetari rezulton debitor në OSHEE me një shumë të konsiderueshme

Shiti dyqanin para 19 vitesh, qytetari rezulton debitor në OSHEE me një shumë të konsiderueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com